Është shtyrë vendosja e bustit të dëshmorit Mirali Sejdiu, që ishte paraparë për 5 prill, në oborrin e shkollës së fshatit Goshicë, në përvjetorin e rënies së dëshmorit. Ky ndryshim është bërë për shkak të pakënaqësive të disa banorëve të Goshicës me vendimin e Ministrisë së Arsimit, që shkolla e këtij fshati të emërtohet “Mirali Sejdiu”. Komisioni për ngritjen e bustit, ka njoftuar se busti është i gatshëm. Edhe mjetet janë mbledhur dhe të gjitha 4675 euro, gjenden në llogarinë bankare në Bankën NLB. Vetëm pritet të tejkalohen këto mosmarrëveshje dhe projekti do të përfundohet. Komisioni falënderon të gjithë ata që…
Autor: Tefik Salihu
Duke pasur parasysh punën tonë vullnetare për Smirën, pa qëllime të përfitimit material, kemi vendosur që bizneset e smirasve, kudo që jetojnë, këtu ose në diasporë, t`i reklamojmë GRATIS në ueb faqen arkiva.fshatismire.com. Logon e biznesit tuaj, të skanuar, mund ta dërgoni në info@fshatismire.com
Më 9 prill u bënë 12 vjet nga Beteja e Koshares për thyrjen e kufirit të vendosur artificialisht midis shqiptarëve. Ky ishte moment i rëndësishëm i luftës çlirimtare të UÇK-së. Por, Epopeja e Koshares kishte gjithë madhështinë dhe lavdinë e saj deri në çlirimin përfundimar të Kosovës. Aty u shtri bashkë, në një vend dhe në një kohë, gjithë atdhedashuria dhe përkushtimi për liri, i djemve dhe vajzave të ardhur nga e gjithë Kosova, nga trojet shqiptare dhe nga diaspora. Të tillë, të gatshëm të sakrifikojnë çdogjë për atdheun kishte edhe smiras. Dy nga ish-luftëtarët e UÇK-së nga fshati…
Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh me origjinë shqiptare, që u dëgjuan gjatë një ceremonie defilimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës. Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre i thanë agjencisë “Presheva Jonë” se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenar që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik. Po ashtu oficerët zviceran na deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Në kazermën ushtarake të de Bure -Porontruy oficerë të lartë të Armatës Zvicerane të flasin mirë për…
Të paktën 10 persona kanë vdekur, kurse rreth 100 të tjerë janë plagosur rëndë e lehtë në aksidentin zinxhiror që ka ndodhur sot në autostradën A19 afër qytetit Rostock, njoftojnë mediet gjermane. Ekipet e shpëtimtarëve janë duke punuar ende në nxjerrjen e shoferëve dhe udhëtarëve që diku-diku kanë mbetur të ngujuar mes copave të metalit të automjeteve. Supozohet se shkak i aksidentit ka qenë një stuhi rëre, e cila ka pakësuar shikueshmërinë në rrugë, gjë që ka rezultuar me përplasje zinxhirore, me ç’rast shumë automjete janë djegur. Djegia supozohet të jetë shkaktuar nga derdhja e një materiali të ndjeshëm…
Në varrezat e Lagjes Aliaj, në Smirë, të premten, është bërë varrimi i Remzi (Nuhi) Hazirit. Ai vdiq të enjten, në moshën 89-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër. I ndjeri një kohë ka punuar në Shkup, në një ndërmarrje të ndërtimtarisë, kurse pastaj është marrë me bujqësi dhe ekonomi familjare në fshat. Ngushëllimet me rastin e vdekjes së tij, do të pranohen në Smirë, deri më 14 prill 2011. Ngushëllime familjes Haziri dhe të afërmve!
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 89-vjeçare, ka vdekur sot Remzi (Nuhi) Haziri. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten më 08.04.2011, pas orës 13:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Haziri dhe të afërmve!
Në raportin që kanë publikuar mediat zvicerane thuhet se Zvicra është e dobët lidhur me integrimin e migrantëve dhe luftës kundër diskriminimit. Ky është një klasifikim ndërkombëtar i realizuar nga “MIPEX III” (Migrant Integration Policy Index) të publikuar nga Këshilli britanik, pozitë kjo me të cilën Zvicra zë vendin e parafundit të renditjes, në mesin 31 shteteve industriale, për sa i përket mbrojtjes kundër diskriminimit…. “Indeksi i politikës së integrimit të migrantëve MIPEX III është një instrument i cili shërben për të analizuar dhe krahasuar kuadrin normativ në integrimin e migrantëve në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian…
Arbëri dhe Riadi para se të shkonin sot në punë, fillimisht u bënë nderime dëshmorëve të kombit nga fshati Smirë. Ata u përkulën para emrave të skalitur në përmendoren e ngritur në mes të fshatit në kujtim dhe nderim të veprës dhe gjakut të tyre të derdhur për atdhe. “Ndjej respekt për ta dhe për familjet e tyre. Dëshmorët ranë në altarin e lirisë që ne të jetojmë dhe punojmë pa pengesa. Kam qenë vetëm shtatë vjet, para 12 viteve. Nuk mbaj mend shumë gjera gjatë luftës, por tashti kur jam rritur e kuptoj peshën e veprës së dëshmorëve dhe…
E tërhequr thellë në ‘mushkëritë’ e Kosovës, e qetë dhe krenare, për luftën dhe fitoren, Smira u bënë roje bijve të vet dëshmorë. Në at thellësi të atdheut ruhet me respekt tregimi i katër dëshmorëve të lirisë, tash i skalitur në mermer dhe i vendosur në mes të fshatit. Dymbëdhjetë vite më parë, më 5 prill, në ofenzivën e ushtrisë pushtuese serbe, u ranë edhe djemtë e fshatit Smirë, ushtarët e Kosovës: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skënder Salihu dhe Ylvi Demiri. 5 prilli – dita e kobshme Tani janë bërë dymbëdhjetë vite që Smira, falë trimave të saj, krijoi…
