Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh me origjinë shqiptare, që u dëgjuan gjatë një  ceremonie defilimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës. Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre i thanë  agjencisë “Presheva  Jonë” se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenar që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik.

 

  Po ashtu oficerët zviceran na deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia.  Në kazermën ushtarake të de Bure -Porontruy  oficerë të lartë të Armatës Zvicerane të flasin mirë për ushtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e nga Presheva. Madje në  mesin e atyre ushtarëve që flitnin shqip kishte edhe oficerë të graduar.„Të rinjtë shqiptarë me prindër nga Kosova apo Shqipëria e Maqedonia…dhe të tjerë janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë se në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtar të mirë që kur gjuajnë nuk e gabojnë cakun“, thotë Kolonel Mayer Tuscher.  Oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani  e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova ose nga Maqedonia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit. Madje sipas një shifre jozyrtare  thuhet se në Ushtrinë Zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë

që e flasin gjuhën shqipe. /koha/

Leave A Reply