5 prilli – dita e kobshme
Tani janë bërë dymbëdhjetë vite që Smira, falë trimave të saj, krijoi një histori, e cila gjithnjë e më shumë i jep imazhin dhe dëshmon traditën e saj historike. Sot, edhe hiq pa lexuar për Smirën, shihet historia, trimëria, qëndresa, krenaria edëshmorëve dhe banorëve të saj që edhe në ditët më të vështira të luftës nuk e lëshuan fshatin. Ishte 5 prilli, dita kur forcat të mëdha ushtarake e paraushtarake e sulmuan fshatin Smirë. Që nga orët e para të mëngjesit fshati ishte rethuar nga makineria e rëndë luftarake serbe. Ishte kjo pamje krejt ndryshe me ditët e tjera, shushurima, pak panik si të veprohet me popullsinë. Fshati ishte mbushur edhe me popullsi që kishin ardhur nga fshatrat e tjera për t’u strehuar. Sipas Planit, tani më të përgatitur serb, ata u vendosen në pozitat e tyre më të sigurta dhe filloi granatimi i një pjese të fshatit. Thuhej se tani serbët kishin ardhur të marrin hakun e Tomicës Me paramilitaret serbë kishte ardhur edhe nipi i Tomicës, të cilin e kishin vrarë smirakët sepse donte të merrte me dhunë tokat e banorëve të fshatit Smirë gjatë Reformës agrare. Njësitë speciale serbe pastaj u futën në fshat, duke shtënë me armë të rënda për të krijuar frikë e panik te popullsia. Ata filluan të hyjnë nëpër shtëpi. Popullsia e fshatit, e frikësuar nga kriminelët e maskuar, të armatosur edhe me armë të ftohta, sëpata e thika morën arratinë dhe, këtu nuk dihej kush dhe kah shkonte. Në dalje të fshatit, në anën jugore, forca tjera ushtarake serbe u dalin popullsisë në pritë. Popullsia civile, tani më ishte në mes tytave të ushtarakëve (nga ana jugore) dhe thikave të paramilitarëve serbë (nga ana veriore). U krijua panik dhe tollovi e paparë. Nga të gjitha anët dëgjoheshin krisma automatikësh. Pati tentime për rezistencë, por një gjë e tillë në rrethanat e krijuara, nuk ishte e mundur se duhej të organizohej strehimi dhe sigurimi i popullsisë. Serbët e shfrytëzuan braktisjen e shtëpive dhe në mënyrë të rrufeshme hynë në to, plaçkitën gjithçka me vlerë. Tani luhej me popullsinë. Një grup i ushtarëve i kthente prapë për në shtëpi e një grup tjetër paramilitaresh nuk i lente të hyjnë në shtëpitë e tyre. Në fund u jepej urdhër që popullsinë e zhvendosur ta kthejnë me dhunë në fshat. Dëgjoheshin krisma, thuhej u vra ky apo ai njeri, po kush nuk dinte gjë për askënd.
Në këtë ditë në Smire ranë dëshmorë:
• Mirali (Imri) Sejdiu, 36 vjeç, i cili me shokët e tij e filloi luftën në zonën e Drenicës. Ishte baba i gjashtë fëmijëve,
• Hebib (Bejtë) Sejdiu, 35 vjeç baba i gjashtë fëmijeve, djali i vogël i kishte lindur pas rënies së tij dhe sot e gëzon emrin e babit tij.
• Skënder (Saqip) Salihu, 33 vjeç ishte baba i tre fëmijëve
• Ylvi (Kemajl) Demiri 25 vjeç student i Makinerisë.
Identikimi i kriminelëve
Më 15 prill, por edhe më parë në radhët e forcave serbe smirakët kanë njohur shumë fytyra të serbëve lokalë që kishin etuar ne fshatrat për rreth, si: Zhivko Jokiqin, nga Goshica, Nenadin…, nga Kllokoti, ishte polic edhe më herët, Bozhidar Stojanoviq, nga Vitia, Predrag Vukashinoviq, nga Kabashi, Agim Ajet, rom, nga Vitia
Natyrisht se kishte edhe të tjerë, të cilët deri tash nuk janë identifikuar. Përkundër dhunës së ushtruar nëpër stacionet eushtrisë serbe, të cilat i kishin vendosur në fshat, pjesa më e madhe e smirakëve, qëndruan në shtëpitë e tyre. Ushtriaserbe u soll brutalisht me ta. Njësitë ushtarake hynin nëpër shtëpitë e tyre dhe i torturonin në mënyrat më
të tmerrshme dhe në fund i plaçkitnin. Një javë më vonë, më 12 prill u vra edhe Zylfi Sadri Agushi. Kufoma e tij është gjetur pas një viti, afër fshatit Kabash të Vitisë. Tri ditë më vonë, më 15 prill 1999, Ramadan Kadri Beratiu rrah për vdekje nga paramilitarët, kur u zhvendosën smirakët për herë të dytë nga fshati i tyre.
Viti 1999 – viti i fitores dhe i lirisë
Në fillim të qershorit 1999 serbët po tërhiqeshin nga fshati, por para se ta lëshonin fshatin për herë të fundit, u kthyen nëpër shtëpitë që i kishin në shënjestër dhe për herë të fundit ju hynë brenda i keqtrajtuan, rrahën, plaçkitën
aq sa munden dhe për fund shtinë me armë duke shprehur mllefin e tyre për një luftë të humbur. Smirakët dolën nga lufta me gjashtë bashkëvendës të vrarë, dhe me shumë të rrahur e të torturuar.Të gjitha këto nuk harrohen, sepse aty sot janë dëshmitarët e luftës, dëshmitarët e kombit. Sot flasin Miraliu, Hebibi, Skenderi, Ylviu. Gjaku i tyre dëshmon të kaluarën dhe i dha nismën së ardhmes. Nuk mund t’i harrojmë as baballarët gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë që nuk i mbetën borxh aspak Smirës së sotme. Poashtu, trimat e Smirës si Enveri, Naseri, Sherifi, të kthyer nga diaspora e shumë të tjerë nga fshati ishin nëpër të gjitha zonat operative ushtarake të Kosovës në të cilat ishte e shtrirë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Madje disa prej tyre ishin edhe komandant në operacione dhe ofensiva ushtarake. Sot në qendër të fshatit qëndron madhërisht përmendorja e dëshmorëve smirakë, kurse shkolla e fshatit mban emrin „Dëshmorët e 5 Prillit”. Ata merituan që t’u përmendët emri i tyre çdo herë dhe ranë për të mos vdekur kurrë. /tung.ch/