“Indeksi i politikës së integrimit të migrantëve MIPEX III është një instrument i cili shërben për të analizuar dhe krahasuar kuadrin normativ në integrimin e migrantëve në të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian (BE), në Kanada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Norvegji dhe në Zvicër”, shkruajnë mediat.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Zvicra figuron në vendin e 23-të, ndërsa për sa i përket luftës kundër diskriminimit, ajo gjendet në vendin e 30-të.
“Zvicra nuk posedon legjislacion të plotë për të luftuar kundër diskriminimit”, thuhet më tej në raport.
Përpos kësaj, mekanizmat e aplikimit të normave janë “të ulëta”, përderisa shërbimet përgjegjëse për barazi “nuk kanë kompetenca të mjaftueshme”.
Për më tepër, në këtë drejtim nuk është vërejtur asnjë përparim që nga vlerësimi i fundit, i realizuar në vitin 2007”.
“Edhe po që se rezultatet varen nga metodat e hulumtimeve të zbatuara, ato duhet të inkurajojnë një reflektim të mëtutjeshëm të legjislacionit zviceran në luftën kundër diskriminimit”, potencohet më tutje. /kosovapress/