Autor: Tefik Salihu

  Derbi midis dy gjigantëve botëror të futbollit, Barcelonës dhe Realit, ka trazuar edhe njëherë  shpirtrat e dashamirëve të  futollit në Smirë. Tifozë të dy skuadrave ishin mbledhur si zakonisht te kafeteria Beni Impex, për të përcjellur këtë ngjarje shunë të pritur sportive.     Lokali ishte i vogël për t`i zënë të gjithë të ineresuarit. Nuk mungonin as rekuizitat sportive si flamuj dhe fanela të skuadrave që sonte ballafaqohen për Copa Del Rei (Kupa e Mbretit). Takimi filloi qetë me aksione të kujdesshme nga të dyja anët. Në minutën  e 11-të, Ronaldo nxiti reagime pas një goditje të pasuksesshme në…

Read More

Me datën 22 prill 2011, do të shënohet DITA E PLANETIT TOKË edhe në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, ftohen të gjitha institucionet, qytetarët, shoqatat e organizatat, nxënësit dhe gjithë vullnetarët që ti bashkohemi aksionit për pastrimin e ambienteve ku jetojmë, në mënyrë që të thërrasim ndërgjegjen që të jemi maksimalisht të kujdesshëm për të mbrojt ambientin, tokën, ajrin, ujin dhe gjithçka që na rrethon.   Në të gjitha lokalitetet e Komunës sonë, do të bëhet pastrimi i shesheve, rrugëve dhe oborreve shkollore. Aksioni për pastrim do të organizohet të premten më 22 prill prej orës 09;00 deri 11;00.  …

Read More

Nxënës të klasave të para të Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, kanë shënuar “Festën e Abetares”, e cila përkon me ditët shkollore kur  nxënësit e klasave të para duhet të kenë mësuar 36 shkronjat e alfabetit. Kështu ata i  dhanë lamtumirën librit të tyre të parë-Abetares, për të vazhduar tutje rrugën e gjatë për dije.     Nxënësit  e klasës së mësueses Ganimete Shabiu kanë shfaqur sot para prindërve dhe mësimdhënësve një program të larmishëm artistik. Një pjesë të madhe të programit, ata,  ia kushtuan pikërisht Abetares-mjetit që u dha alfabetin.  “Jam e lumtur që bashkë treguam  para prindërve…

Read More

Derbi jo vetëm spanjoll, por i konsideruar i përmasave evropaiane e botërore, midis Realit dhe Barcelonës, i njohur si “El Clasico” është ndjekur me interesim të madh edhe në fshatin Smirë.  Tifozë smiras, të të dy gjigantëve botëror të futbollit, kshin zënë vende në kafeterinë “Beni Impex”, për të përcjellur    në atmosferë tifozerie këtë ngjarje sportive.Takimi filloi hareshëm, me të qeshura që shkaktoi rrëzimi aksidental i gjyqtarit anësor nga Marcelo i Realit në minutën e tretë,  për ta ngrohur atmosfeën më pas edhe kartoni i verdhë në minutën e tetë që e mori Adriano i Barcelonës. Mirëpo, si për…

Read More

Derbi jo vetëm spanjoll, por i konsideruar i përmasave evropaiane e botërore, midis Realit dhe Barcelonës, i njohur si “El Clasico” është ndjekur me interesim të madh edhe në fshatin Smirë.  Tifozë të të dyja skuadrave me renome botërore kiahin zënë vende në kafeterinë “Beni Impex”, për të përcjellur    në atmosferë tifozerie këtë takim. Takimi filloi hareshëm, me të qeshura që shkaktoi rrëzimi aksidental i gjyqtarit anësor nga Marchelo i Realit në minutën e tretë,  për ta ngrohur atmosfeën më pas edhe kartoni i verdhë në minutën e tetë që e mori Adriano i Barcelonës. Mirëpo, si për inat…

Read More

Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, e fshatit Smirë, ka dështuar në Kuzin komunal të diturisë, “Vitia-djep i shkollës shqipe”.  Ekipi i shkollës i përbërë nga Andi Ramadani, Bledian Ramadani, Zejnepe Ramadani, Herolinda Rexhepi, Fatlinda Ramadani është diskualifikuar, sot, që në xhiron e parë të kuizit.   Në javën e VI të kësaj gare komunale të dijes, shkolla e Smirës ka fituar 125 pikë, duke humbur nga Shkolla fillore “28 Nëntori”, e Vërbanit, që tuboi 156 pikë. Kuizi u zhvillua në 7 lëndë, me  nga 5 pyetje: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Gjeografi, Edukatë Qytetare, Matematikë, Kimi-Fizikë, Teknologji Informative. Rezultatet më të…

Read More

E enjtja , e 15 prillit të vitit 1999, do të mbetet gjithmonë në mendjen e smirasve si ditë e rëndë dhe e kobshme për fshatin. Banorët i kanë  akoma të freskëta, kujtimet e këqija nga dhuna, maltretimet çnjerëzore dhe përpjekjet e pushtuesit  për të  shpërngulur vendasit nga trevat stërgjyshore. Atë ditë u mbyt me mjete të forta Ramadan Berati, kurse u rrahën dhe keqtrajtuan edhe shumë smiras të tjerë, kryesisht të pjesës lindore të fshatit.   Në ditën kritike, forcat paramilitare serbe që nga ora 8:00 e mëngjesit, filluan një ofensivë skatërruese, duke përdorur metodat më të vrazhda, me…

Read More

Rr. Azizi, 6-vjeç, nga fshati Smirë, ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Smirë. Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, përballë Auto-mekanikut “Zeka”. Mësohet se fëmija, tek po e tuponte rrugën, është goditur nga një kamionetë me targa vendore,   që po qarkullonte nga fshati në drejtim të Drobeshit. Me këtë rast fëmija fatkeq pëson thyerje të këmbës së djathtë dhe lëndime në kokë.  Sipas familjarëve, gjendja e të lënduarit  është jashtë rrezikut për jetë dhe ai po trajtohet në Spitalin e Gjilanit. Policia po i heton rrethanat e aksidentit.

Read More

Njoftohen të gjithë qytetarët të Komunës së Vitisë se seanca e 4 e rregullt për këtë vit të Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 13.04.2011 (e mërkurë).  Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit  Komunal të Vitisë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti nga ora 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës:    1. Shqyrtimi i  propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin  e dispozitave  të Statutit të Komunës së Vitisë.

Read More

E reja nga Prizreni, Ylfete Fanaj (28) nga sot është deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Sipas rtv21, ajo është shprehur e kënaqurduke shtuar se kjo është një fitore jo vetëm  e partisë, por edhe e elektoratit duke dëshmuar se  shqiptarët kudo  dijnë të merren me politikë dhe janë të integruar mirë në atë vend ku jetojnë dhe veprojnë.   Shqiptaro-zviceranja Ylfete Fanaj,  prej kohësh merr pjesë në aktivitetet politike të Zvicrës. Me këtë rast Ylfetja bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërdrejt si përfaqësuese e qytetarëve në nivel kantoni, në Zvicër. Deri më tash ajo…

Read More