në atmosferë tifozerie këtë ngjarje sportive.Takimi filloi hareshëm, me të qeshura që shkaktoi rrëzimi aksidental i gjyqtarit anësor nga Marcelo i Realit në minutën e tretë, për ta ngrohur atmosfeën më pas edhe kartoni i verdhë në minutën e tetë që e mori Adriano i Barcelonës. Mirëpo, si për inat të nja 30 të pranishmëve në lokal, për disa minuta pati probleme me rrjetin kabllovik televiziv. Reagime pati sidomos rasti i minutës së 34 kur tifozët e Realit në Smirë kërkuan penallti, duke pretenduar se një futbollist i Barcelonës preku topin me dorë në zonën e rreptësisë. Më i zëshmi në këtë ishte Ymer Ymeri-Meli, i cili nuk zinte dot vend. se ishte penallit. E preku topin me dorë. Ja po shihet edhe në xhirim të ngadalësuar”, këmbëngulte Meli. Atmosfera sa vinte e nxehej. Por, Beni mendon se loja është jo dinamike për shkak të kujdesit të shtuar të dy skudrave. Sidoqoftë tifozët në Smirë presin lojë më të fortë në pjesën e dytë dhe natyrisht ndonjë gol.
Ndërrimet në formacione në minutën 58, kur Benzema i Realit zëvendësohet nga Ozyl, kurse Pyoll nga Kheita, nga smirasit tifozë, nuk konsiderohen me ndikim, pasi që tashmë Reali ka një lojtarë më pak në lojë dhe është në disavantazh.
Loja vazdhon pa ndonjë ndryshim në tempo. Si duket goli i Messit qetësoi gjakrat, kurse përveq disa gjysmrasteve, nuk ka ndonjë emocion ttë veqantë. Në minutën 76, karton për Arbeola ndërhyn ndaj Villas. Faruku dhe Beni druajnë se Barcelona do të pësojë gol, pasi që është është duke luajtur pa kujdes të duhur. “Janë duke e nënçmuar kundërshtarin. Kjo ka me i kushtu Barçës”, thotë Beni. Dhe të dy patën të drejtë. Në minutën 80-të, gjyqtari akordoi penallti për Realin, pasi Marcelo u rrëzua në zonë nga Alves. Kurse portieri i Barcelonës mori karton të verdhë për shkak të reagimit ndaj këtij vendimi. Penalltinë e konkretizoi në gol Ronalldo. Kjo u përshëndet nga të gjithë tifozët në Smirë me duartrokitje.
Nervozizëm te tifozët e Realit shkaktoi rasti i humbur nga Ozyl në minutën e 86-të, pasi nuk u gjet si duhet në zonë. dhe Khedira, në minutën e 89-të i cili gjuajti drejt në portierin kundështar. Kurse Afelai hidhëroi tifozët e Barcelones kur gjuajti mbi portë, një minut më vonë.
.Pavarësisht rezultatit të barabartë 1:1, tifozët e Barcelonës në Smirë ndihen fitues moral, pasi që ekipi i tyre ishte mysafir, kurse ky rezultat nuk do të ndikojë në tabelën e klasifikimit. Gjashtë javë pa përfunduar kampionati, Barça gjendet në krye me epërsi prej tetë pikëve ndaj Realit.
Kështu kaloi “El Clasico” 2, në Smirë. Në fund tifozët e përshëndeten me njëri-tjetrin duke e lënë takimin të mërkurën e ardhshme në “El Clasico” 3, kur dy skuadrat do të përballen në finale të Kupës së Spanjës që zhvillohet në Valencia. /Tefik Salihu/
.