Lokali ishte i vogël për t`i zënë të gjithë të ineresuarit. Nuk mungonin as rekuizitat sportive si flamuj dhe fanela të skuadrave që sonte ballafaqohen për Copa Del Rei (Kupa e Mbretit). Takimi filloi qetë me aksione të kujdesshme nga të dyja anët. Në minutën e 11-të, Ronaldo nxiti reagime pas një goditje të pasuksesshme në zonë. Edhe 20 Ozyl drithëroi tifozët e Realit me një goditje pranë portës. Emocione dhe nervozë shkakton edhe Alonso i Realit kur u ndëshkua ne karton te vedhe për shkak të një ndërhyrjeje të palejushme.
Atmosfera fillon nxehet edhe në Smirë kur disa lojtarë u kacafytën në fushë, pas një dueli të Villas me një lojtar të Realit.
Riad Rexhepi propozon të futet në lojë Adebayor, sepse nuk është i kënaqur me dinamikën e lojës së Realit.
“Vetëm inkuadrimi i tij do të ngjallte lojën. E patë si bëri në El Clasicon 2, të shtunën. Menjëherë ndryshoi rrjedha e takimit”, thotë Riadi.
Më i relaksuar është Naser Quni, i cili nuk është tifoz i asnjërës skuadër dhe shikonte qetë takimin. “Kam ardhur vetëm të kënaqem me shokë. Kush do le të fitojë, vetëm loja të jetë e mirë”, thoshte Naseri. Pepe i Barcelonës ngriti smirasit në këmbë kur goditi shtyllën me kokë, në minutën 43-të të takimit.
Simpatizuesi i flaktë i Realit, Ymer Ymeri-Meli, shprehet i kujdesshëm në komentet e tij. “Nuk kam ndonjë propozim për ndryshime në formacion. Loja është e mirë. Të shohim në pjesën e dytë si do të shkojë puna”, thotë Meli.Pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë 0-0. Si duket loja po u pëlqen smirasve, sepse u duartrokit nga të gjithë.
Nisi edhe pjesa e dytë e derbit botëror Barcelona-Reali. Në Smirë tifozët janë në ethe të vazhdimit të takimit. Menjëherë ngriten tensionet. Tifozët e Barcelonës kërkojnë penallti, duke pretenduar se pati ndërhyrje të palejueshme në zonë ndaj Iniestas. Pedro ngriti zërat në kafeterinë Beni Impex, me një goditje të fortë pranë shtyllës.
Alonso ndëshkohe me karton të verdhë pasi ndërhyn në mënyrë të palejueshme ndaj Messit. Tifozët në Smirë bëhen më të zëshëm. Si po shihet po u mungon goli. Ata kërkojnë gol nga Messi nga goditja e lirë nja 30 m larg portës. Por, caku i fundit ishte vetëm muri i gjallë i Realit. Megjithatë loja ka nisur të marrë tempo më të shpejtë dhe kjo ka ngjallur edhe atmosferën në Smirë.
Duarokitje në mesin e tifozëve të Realit në Smirë nxiti ndëshkimi i Messit me karton të verdhë, për shkak të pengimit të gjuajtjes së lirë. Afrimi beson se Reali megjithatë do të fitojë. “Reali e ka sulmin e fortë dhe nuk ma merr mendja që dështon”, thotë Afrimi.
Loja vazhdon të ndiqet me ineresim dhe të komentohet nga shikuesit në Smirë. Prapë Iniesta ngrit adrenalinën me një godije që u devijua nga Casilas.
Në këto momente kur Barcelona po sulmon më shumë, tifozët e saj në Smirë thonë se kanë ardhur të shikojnë lojë.
“Ne dihet se do të fitojmë. Jemi të relaksuar. Po shihet si Barcelona po ia humb topin Realit”, thotë Shefik Hetemi.
Kurse Minhat Rexhepi druan se Barcelona do të pësojë gol edhe pse është duke luajtur mirë. “Në futboll gjithmonë nëshkohesh nëse nuk shënon pas gjithë atyre rasteve”, thotë Minhati.
Ronaldo shkakton tërmet në Smirë pasi humbi një top në zonën e rreptësisë, ndonëse më vonë u kuptua se ishte në pozitë jashtë loje. Reali merr iniciativë dhe kjo zgjon nga gjumi tifozët e vet në Smirë.
Di Maria ngriti smirasit në këmbë me një goditje dhe pastaj edhe dy-tri raste tjera të Realit. Sidoqoftë doli prognoza e Benit se do të kemi vazhdime.
Sidoqoftë “El Clasico 3”, kaloi në atmosferë të zjarrtë në Smirë, kurse fituesi i Kupës së Mbretit të Spanjës, Reali,ka simpatizantët e vet të ardhmërisë, siç është vogëlushi simpatik, Art Ymeri.
E, ballafaqimi i tifozëve smiras vazhdon. Takimi i ardhshëm sërish te Beni Impex në “El Clasioc 4”, të martën nga ora 20:45. /Tefik Salihu/