fshati_8Rr. Azizi, 6-vjeç, nga fshati Smirë, ka marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në Smirë. Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, përballë Auto-mekanikut “Zeka”. Mësohet se fëmija, tek po e tuponte rrugën, është goditur nga një kamionetë me targa vendore,

 

që po qarkullonte nga fshati në drejtim të Drobeshit. Me këtë rast fëmija fatkeq pëson thyerje të këmbës së djathtë dhe lëndime në kokë.  Sipas familjarëve, gjendja e të lënduarit  është jashtë rrezikut për jetë dhe ai po trajtohet në Spitalin e Gjilanit. Policia po i heton rrethanat e aksidentit.

Leave A Reply