Ylfete_Fanaj_2E reja nga Prizreni, Ylfete Fanaj (28) nga sot është deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Sipas rtv21, ajo është shprehur e kënaqurduke shtuar se kjo është një fitore jo vetëm  e partisë, por edhe e elektoratit duke dëshmuar se  shqiptarët kudo  dijnë të merren me politikë dhe janë të integruar mirë në atë vend ku jetojnë dhe veprojnë.

 

Shqiptaro-zviceranja Ylfete Fanaj,  prej kohësh merr pjesë në aktivitetet politike të Zvicrës. Me këtë rast Ylfetja bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërdrejt si përfaqësuese e qytetarëve në nivel kantoni, në Zvicër. Deri më tash ajo ka qenë deputete në Parlamentin e Qytetit të Lucernit. /koha/

Leave A Reply