Me datën 22 prill 2011, do të shënohet DITA E PLANETIT TOKË edhe në Komunën e Vitisë. Me këtë rast, ftohen të gjitha institucionet, qytetarët, shoqatat e organizatat, nxënësit dhe gjithë vullnetarët që ti bashkohemi aksionit për pastrimin e ambienteve ku jetojmë, në mënyrë që të thërrasim ndërgjegjen që të jemi maksimalisht të kujdesshëm për të mbrojt ambientin, tokën, ajrin, ujin dhe gjithçka që na rrethon.
Në të gjitha lokalitetet e Komunës sonë, do të bëhet pastrimi i shesheve, rrugëve dhe oborreve shkollore.
Aksioni për pastrim do të organizohet të premten më 22 prill prej orës 09;00 deri 11;00.
Me rastin e Ditës së Planetit TOKË që shënohet në të gjithë botën, ju bëj më thirrje gjithë afaristëve, pronarëve të dyqaneve, bizneseve dhe gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë që të angazhohen në pastrimin e sipërfaqeve ku jetojnë apo punojnë.
Grumbullimi i mbeturinave të bëhet në qese najloni dhe të depozitohen në vende të dukshme që Kompania Komunale ti depozitoj pastaj në Deponin Qendrore Regjionale.
Përgjegjës për Organizimin e aktiviteteve për nderë të kësaj dite, do të jetë Këshilli Organizativ Komunal për Shënimin e Ditës së Planetit që përbëhet nga të gjitha Drejtoritë Komunale.
“Jeta e gjatë dhe shëndeti i mirë, vetëm në ambient të pastër”!
KRYETARI I KOMUNËS
Nexhmedin Arifi