Autor: Tefik Salihu

Banorët e fshatit Smirë, që veprojnë ose jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, po bëhen gati për festën e Smirës që do të mbahet në Zvicër. Tashmë lokali është rezervuar,  njoftimi është bërë publik në web-faqen e fshatit si dhe janë përgatitur edhe njoftimet në formë të fletëpalosjeve.   Organizatorët e këtij manifestimi nga Lidhja e Smirasve në Zvicër, janë koordinuar dhe kanë ndarë detyrat, në mënyrë që  smirasit të kalojë një natë të lumtur dhe të hareshme, me qëllim të argëtimit dhe komunikimit e njoftimit mes vete.  . Tubimi i smirasve në diasporë, do të mbahet më 21 maj 2011,…

Read More

Nxënësit e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, tash e tutje do ta kenë më të lehtë mësimnxënien në shkencat e natyrës. Shkolla ka përfituar kabinete të Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës,  falë një  projekti tëi SHHB “NënaTerezë”, i cili përfshin pajisjet komplete, materiale, reagensa, enë e mjete pune, 5 kompjuterë dhe një  video-projektor. oordinatori i kësaj shoqate për rajonin e Gjilanit,   Ajet Sallahu, ka thënë se ky  projekt është financuar nga Qeveria Çeke përmes ambasadës së saj në Prishtinë.  “Ky është një pilot-projekt, i pari i këtij lloji në Kosovë. Shkolla e Smirës është në mesin e shtatë…

Read More

Me rastin e 5 Majit-Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, të enjten do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti prej orës 10:00. Ndërkaq nga ora 11:00, do të mbahet një Akademi përkujtimore kushtuar 29 dëshmorëve të komunës.   Pjesëmarrja juaj në këto aktivitete, do t`i bëjë  nder dhe respekt veprës së dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit.   Këto aktivitete do të mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi.

Read More

Dy shtetas të Kosovës të moshës 28 vjeçare janë vrarë të shtunën mbrëma në lokalin “Tornado”, në Antverpen të Belgjikës.  Policia ka zbuluar identitetin e dy viktimave, duke thënë se bëhet fjalë për shtetas të Kosovës. Policia belge po heton vrasjen e dyfishtë dhe sulmin e organizuar    me armë në këtë lokal, ku mbeten të plagosur edhe tre persona të tjerë.  Në mesin e tyre është edhe një femër 27 vjeçare nga Kosova, e cila ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe kokë dhe nuk është në gjendje të flasë. /express/

Read More

Tre veta nga fshati Smirë, kanë pësuar lëndime trupore, në një aksident, të dielën në Smirë. Sipas dëshmitarëve të rastit, aksidenti ka ndodhur rreth mesditës, tek varrezat e fshatit, kur vetura BMW me ngjyrë të zezë, me targa vendore, duke lëvizur nga qendra e fshatit në drejtim të Drobeshit,   është ndeshur me një Mercedes të bardhë 190, poashtu me targa vendore, që po qarkullonte drejt qendrës. Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti. Nuk është raportuar për gjendjen e tyre shëndetësore, por ata janë jashtë rrezikut.  Nuk është publikuar as identiteti i të lënduarve. Policia është duke…

Read More

Oaza e gjelbër në qendër të fshatit Smirë merr  pamje të re. Rigon (Jahja) Zuka 15,  Shpresim (Ramiz ) Sylejmani 17  dhe  Halil (Bushat) Zuka 13, po pastronin, të dielën,  rrethin. Rigoni tregon se babi i tij e kishte porositur të dalë dhe të rregullojë këtë hapësirë publike.  “Babi kishte blerë disa lule dhe më tha të dal ta bëj gati vendin. E thirra edhe Halilin, i cili nuk pritoi fare dhe m`u bashkua. Po e rregullojmë se bëhet më bukur. E pastruam, hoqëm barin e keq, tashti dhe do  të mbjellim lulet përreth”, thotë Rigoni. Shpresimi tregon se ka…

Read More

Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com po rritet përditë e më shumë. Ajo po vazhdon të shtojë interesimin e smirasve, kudo që janë.  Statistikat e fundit tregojnë se gjatë muajit prill 2011, faqja ka  pasur 3213 vizita, që njëherësh është rekordi i saj.   Kurse në faqen e Smirës  janë  shfletuar gjithsej  22,126 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla  etj. Sipas statistikave,  koha mesatare që një vizitor ka kalur  në faqe është 7 minuta e 11 sekonda. Faqja  e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar  në këto vende: Kosovë                1,791Zvicër                      585Gjermani                 399Francë                    153SHBA                       76Austri                      36Maqedoni                 25Suedi                      …

Read More

Me recitime, këngë, valle e pika të tjera, nxënësit e klasës së parë të mësueses Habibe Ibishi, të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, i kanë dhënë lamtumirën Abetares. Ata  kanë shfaqur para prindërve dhe mësimdhënësve, një program të pasur edukativ-artistik, duke shënuar kështu “Festën e Abetares”-në shenjë të përfundimit të librit të tyre të parë.      Mësuesja Habibe, thotë se ka dashur të bëjë diçka të mirë për të shënuar mësimin e të gjitha shkronjave të alfabetit. “Është mirë që organizohet kjo festë e Abetares. Kam punuar qe një kohë me ta. Kemi përgatitur këtë program,…

Read More

Të martën, më 26.04.2011, pas një sëmundje të gjatë, në moshën 72 vjeçe, ka vdekur Zejnepe Ramadani, gruaja e Haki Ramadanit. Ngushëllimet për të ndjerën, do të pranohen deri të hënën, më 2 maj 2011, në Smirë.   Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve!

Read More

Nxënësit dhe kolektivi i Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, kanë marrë pjesë në aksionin vullnetar për pastrimin e ambientit, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Ata,  kanë hequr mbeturinat nga oborri i shkollës dhe nga hapësirat publike të fshatit.     Sekretari i shkollës që po koordinonte punën, Isak Rexhepi këtë iniciativë e vlerëson  si të qëlluar dhe të dobishme. “Natyrisht, për pastrim ka nevojë gjithmonë, sepse ambienti duhet të mbahet si duhet. Sidomos tani në pranverë të heqen mbeturinat nga dimri. Dhe kemi bërë punë të mire, po shihet ndryshimi. Kemi pastruar oborrin e shkollës dhe jemi…

Read More