
Me rastin e 5 Majit-Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, të enjten do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti prej orës 10:00. Ndërkaq nga ora 11:00, do të mbahet një Akademi përkujtimore kushtuar 29 dëshmorëve të komunës. Pjesëmarrja juaj në këto aktivitete, do t`i bëjë nder dhe respekt veprës së dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit. Këto aktivitete do të mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi.