Faqja_e_Smires_shkurt_2011Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com po rritet përditë e më shumë. Ajo po vazhdon të shtojë interesimin e smirasve, kudo që janë.  Statistikat e fundit tregojnë se gjatë muajit prill 2011, faqja ka  pasur 3213 vizita, që njëherësh është rekordi i saj.

 

Kurse në faqen e Smirës  janë  shfletuar gjithsej  22,126 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla  etj. Sipas statistikave,  koha mesatare që një vizitor ka kalur  në faqe është 7 minuta e 11 sekonda.

Faqja  e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar  në këto vende:

Kosovë                1,791
Zvicër                      585
Gjermani                 399
Francë                    153
SHBA                       76
Austri                      36
Maqedoni                 25
Suedi                       19
Norvegji                   16

Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur mbi 8200 vizita.  Përveç kësaj deri tani rreth 100 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe mbi 360  persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në  Facebook.

Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe më shumë për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni,  kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe,  përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja jonë-SMIRA.

Ju falënderojmë për  mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: arkiva.fshatismire.com!

Leave A Reply