Banorët e fshatit Smirë, që veprojnë ose jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, po bëhen gati për festën e Smirës që do të mbahet në Zvicër. Tashmë lokali është rezervuar, njoftimi është bërë publik në web-faqen e fshatit si dhe janë përgatitur edhe njoftimet në formë të fletëpalosjeve.
Organizatorët e këtij manifestimi nga Lidhja e Smirasve në Zvicër, janë koordinuar dhe kanë ndarë detyrat, në mënyrë që smirasit të kalojë një natë të lumtur dhe të hareshme, me qëllim të argëtimit dhe komunikimit e njoftimit mes vete. . Tubimi i smirasve në diasporë, do të mbahet më 21 maj 2011, në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213Onex, në Gjenevë, nga ora 18:00 deri në orën 24:00.