Sekretari i shkollës që po koordinonte punën, Isak Rexhepi këtë iniciativë e vlerëson si të qëlluar dhe të dobishme.
“Natyrisht, për pastrim ka nevojë gjithmonë, sepse ambienti duhet të mbahet si duhet. Sidomos tani në pranverë të heqen mbeturinat nga dimri. Dhe kemi bërë punë të mire, po shihet ndryshimi. Kemi pastruar oborrin e shkollës dhe jemi ndarë në grupe për të pastruar qendrën dhe të gjitha rrugët e fshatit. Është mirë që aksionet të tilla të ketë kohë pas kohe-jo vetëm kur shënohet ndonjë ditë siç është 22 Prilli-Dita e Tokës. Këto aktivitete, përveç në përmirësimin e gjendjes ekologjike, ndikojnë edhe në ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit ku jetojmë”, shprehet Isak Rexhepi.
Dita e planetit tokë festohet çdo vit me 22 prill në më shumë se 175 vende të botës dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me rëndësinë e natyrës.
Dita e Planetit të Tokës për herë të parë është shënuar më 22 prill të vitit 1970. Kjo ndodhi me nismën e senatorit amerikan Gaylond Nelson, kur edhe u organizuan protesta masive për mbrojtjen e mjedisit.