P4060220_320x200Nxënësit e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, tash e tutje do ta kenë më të lehtë mësimnxënien në shkencat e natyrës. Shkolla ka përfituar kabinete të Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës,  falë një  projekti tëi SHHB “NënaTerezë”, i cili përfshin pajisjet komplete, materiale, reagensa, enë e mjete pune, 5 kompjuterë dhe një  video-projektor. oordinatori i kësaj shoqate për rajonin e Gjilanit,

 

Ajet Sallahu, ka thënë se ky  projekt është financuar nga Qeveria Çeke përmes ambasadës së saj në Prishtinë.  “Ky është një pilot-projekt, i pari i këtij lloji në Kosovë. Shkolla e Smirës është në mesin e shtatë shkollave përfituese-5 në komunën e Vitisë dhe 2 në komunën e Kllokotit. Do të shohim sa do të tregohet i suksesshëm, pastaj do të vazhdojmë edhe në komuna tjera. Të shpresojmë se kjo do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së mësimit në fushat që jemi fokusuar”, ka thënë Sallahu.
Arsimtarët e këtyre lëndëve, Emin Ahmeti, Kadri Ymeri dhe Ismajl Avdyli, të cilët po trajnoheshin dhe po kontrollonin pajisjet, e kanë mirëpritur këtë donacion, tëvetëdijshëm se me këto mjete të konkretizimit do të shtohen njohuritë nga lëndët përkatëse.
“Falënderojmë donatorin për këtë ndihmë. është projekt i mrekullueshëm. Natyrisht se do të ngritet cilësia e mësimitnga këto lëndë.  Pra mësimdhënia dhe mësimnxënia do të jetë më efikase. Ndryshe është kur nxënësit e shohineksperimentin si po demonstrohet, e ndryshe vetëm kur ua shpjegon apo kur e shohin në vizatim ose e lëxojnë”, është shprehur arsimtari Emin Ahmeti. 
Drejtori i shkollës Naim Agushi ka thënë se  vendosjen e derës së blinduar, grilave dhe instalimi i rrjetit të ujësjellësit në klasën ku janë vendosur mjetet për tri kabinetet, janë bërë nga  Drejtoria komunale e Arsimit.

Edhe Agushi, është shprehur falënderues për këtë donacion të Qeverisë Çeke të mundësuar nga SHHB “Nëna Terezë”, me besimin e plotë se projekti do të tregojë rezultatet solide në lëndët Kimi, Fizikë dhe Biologji.

Leave A Reply