Autor: Tefik Salihu

Grupi “Yjet”, i përbërë prej gjashtë nxënëseve të shkollës  fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, ka zënë vendin e parë në garën komunale të  vallëzimit, në manifestimin e organizuar me rastin e 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve,  nga Qendra Tregtare “Mediteran”, në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit të Vitisë.  Yllka, Rina, Albiona, Anita, Flaka dhe Vesa Salihu, mahnitën  publikun dhe jurinë me paraqitjen e tyre skenike me vallen e zhanrit modern “Toka jonë”. Mirëpo, ato njëkohësisht ato janë edhe nxënëse të shkëlqyeshme në mësime.   Koreografinë dhe kostumografinë e valles e ka bërë Sevdije Salihu. Ajo…

Read More

Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, nga fshati Smirë, Musa Sejdiu,  për mbi katër decenie, bëri profesionin fisnik të shpërndarjes së dijes, me plot vullnet e entuziazëm. Ai  përmbylli me sukses  karrierën e bujshme, 44-vjeçare, në funksion të arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja.     -Arsimtari Musa, thotë  për portalin tonë  se nuk pendohet që ka zgjedhur këtë punë, por përkundrazi-e ka bërë me përkushtim të madh.”Kur i pata  treguar babës se  jam regjistruar në shkollën për t`u përgatitur për mësues, më pati thënë se do të kisha mundur të zgjidhja ndonjë profesion me të cilin do të kisha fituar…

Read More

Banorët e fshatit Smirë, që veprojnë ose jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë krijuar atmosferën të ngrohtë dhe vëllazërore, në festën e Smirës që u mbajt të shtunën mbrëma në Zvicër. Smiras që jetojnë apo punojnë në disaporë, në Zvicër e vende tjera, individualisht apo me familje,  janë mbledhur në     Salle communal d’Onex, në Gjenevë, për të kaluar bashkë një natë të hareshme dhe të lumtur.Ata kanë biseduar, janë njoftuar edhe më shumë, kanë kënduar, vallëzuar e ushqyer, duke krijuar një atmosferë komplet vëllazërore. Asgjë nuk i ishte lënë rastit në këtë festë të organizuar nga Lidhja…

Read More

Klasa IX-1 është kampione e shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, për sivjet. Ajo  është fituese  e turneut të shkollës që përfundoi të premten, duke mundur në finale klasën e VIII-1, me rezultat 3:2. Në këtë turne që ka zgjatur një javë, kanë marrë pjesë 12 ekipe prej klasave të gjashta deri  në të nëntat. Valdrini në komentin e tij thotë se kanë qenë më të mirët dhe nuk kanë rastësisht kampion.  “Unë mendoj, se e kemi merituar një finale kaq të madhe dhe ja arritëm qëllimit, duke falënderuar edhe arsimtarin Shaqir Ibrahimi. Ka qenë një turnir që do mbahet…

Read More

Imer (Mirali) Sejdiu,  nga klasa VIII-2, e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prilli” në fshatin Smirë, është fitues i krosit shkollor në konkurrencën e meshkujve, që u organizua të shtunën, më 21 maj 2011, nga arsimtari i Edukatës Fizike, Shaqir Ibrahimi. Imeri shtegun e gjatë 600 metra e kaloi për 2 minuta e 42 sekonda, kurse i dyti ishte Florim (Fazli) Quni, poashtu nga kl. VIII-2, me kohë 2 minuta e 46 sekonda.   Në konkurrencën e femrave e para doli Diellza (Sulltan) Berati nga kl. VIII-2, me kohë 3 minuta e 30 sekonda, kurse pas saj arriti Naza (Afrim)…

Read More

Muzafer Rexhepi,  nga Smira, nuk e ka huqur as këtë të dielë terminin e rregullt të lojës së futbollit, në Qendrën sportive “Toni”, në Sadovinë të Jerlive, ani që i ka mbushur 49 vite. Ai ia kishte mësyer fushës plot vullnet, si dikur-thotë se akoma është në formë të mirë sepse ka pasion të zjarrtë për këtë sport, që nga fëmijëria.   “Nuk mund të jetoj pa futboll. Prej pas luftës së fundit, dy herë në javë luaj nga një orë futboll. Shum rrallë që kam munguar. Vetëm vitin e kaluar kam qenë i lënduar për disa javë dhe kam…

Read More

Muzafer Rexhepi, nuk e ka huqur as këtë të dielë terminin e rregullt të lojës së futbollit, në Qendrën sportive “Toni”, në Sadovinë të Jerlive, ani që i ka mbushur 49 vite. Ai ia kishte mësyer fushës plot vullnet, si dikur-thotë se akoma është në formë të mirë sepse ka pasion të zjarrtë për këtë sport, që nga fëmijëria.   “Nuk mund të jetoj pa futboll. Prej pas luftës së fundit, dy herë në javë luaj nga një orë futboll. Shum rrallë që kam munguar. Vetëm vitin e kaluar kam qenë i lënduar për disa javë dhe kam pushuar, përndryshe,…

Read More

Smira tashmë, ka një llogari bankare për deponimin e mjeteve financiare vullnetare nga banorët e saj (këtu e në diasporë), bizneset dhe njerëz e subjekte tjera që dëshirojnë të ndihmojnë. Llogaria është në emër të Zijadin Ahmetit, kurse kryetari i Këshillit të fshatit, Afrim Salihu dhe Jakup Demiri janë personat e tjerë të autorizuar. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës në fshat dhe të organiziminit të aktiviteteve të dobishme për komunitetin këtë mund ta bëjnë në llogarinë bankare të fshatit Smirë, edhe nga bankat tjera kudo nëpër botë, në Bankën Kombëtare…

Read More

Smira ka hapur një llogari bankare për deponimin e mjeteve financiare vullnetare nga banorët e saj (këtu e në diasporë), bizneset dhe njerëz e subjekte tjera që dëshirojnë të ndihmojnë. Ky fond është krijuar pas interesimit dhe propozimit të një numri të smirasve në Smirë dhe diasporë, për të pasur një shumë të caktuar të mjeteve financiare që do të përdoreshin për nevoja të fshatit.   Llogaria është në emër të administratorit të fshatit Bekim Azizi, kurse Xhelal Rrahmani dhe Kemur Mustafa janë personat e tjerë të autorizuar për të. Bekim Azizi duke e vlerësuar këtë hap, i tha portalit…

Read More

Pas një sëmundje të gjatë, më 10 maj 2011, në moshën 59 vjeçe, ka vdekur në Smirë, Mirvete Sejdiu, gruaja e arsimtarit Musa Sejdiu. Varrimi u bë të mërkurën, më 11 maj 2011, në varrezat e Lagjes Aliaj. Ngushëllimet për të ndjerën do të pranohen në Smirë, deri të hënën në mbrëmje, më 16 maj 2011. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të saj!

Read More