Smira ka hapur një llogari bankare për deponimin e mjeteve financiare vullnetare nga banorët e saj (këtu e në diasporë), bizneset dhe njerëz e subjekte tjera që dëshirojnë të ndihmojnë. Ky fond është krijuar pas interesimit dhe propozimit të një numri të smirasve në Smirë dhe diasporë, për të pasur një shumë të caktuar të mjeteve financiare që do të përdoreshin për nevoja të fshatit.

 

Llogaria është në emër të administratorit të fshatit Bekim Azizi, kurse Xhelal Rrahmani dhe Kemur Mustafa janë personat e tjerë të autorizuar për të.

Bekim Azizi duke e vlerësuar këtë hap, i tha portalit tonë se ky fond imjeteve që do të mblidhen, do të shfrytëzohet në mënyrë, racionale, të drejtë dhe të kujdesshme.

“Ka pasur nevojë për këtë, sepse jemi dëshmitarë të asaj se ka pasur raste kur është dashur të kërkohen nga 5 euro e 10 euro nga individë të caktuarnë fshat, për të paguar psh. teknikën e zërimit për ndonjë koncert, ose të ngjashme. Tashti do ta kemi një fond të përbashkët për gjëra të tilla. Për çdo nevojë që paraqitet, qoftë për projekte, qoftë për organizimin e ndonjë manifestimi a tubimi, ose për ndonjë nevojë tjetër në fshat, do të mbahen konsultime dhe do të vendoset nga Këshilli i fshatit,se ku dhe si do të përdoren mjetet. Nëse ka nevojë do të mbahen edhe diskutime publike për raste të caktuara”, thotë Bekimi.

Ai i siguron të gjithë bashkëvendasit se do të jenë plotësisht transparent dhe të hapur sa i përket menaxhimit të mjeteve.

 “Padyshim se për gjithçka do të mbajmë shënime të veçanta dhe të sakta. Gjendja e llogarisë bankare do të publikohet vazhdimisht në faqen e internetit arkiva.fshatismire.com, bashkë me harxhimet apo deponimet që do të bëhen. Asgjë nuk do të bëhet pa u publikuar për të gjithë dhe pa u marrë vesh”, shprehet ai.

Administratori i fshatit ka shprehur besimin se ndihma e smirasve kudo që janë, këtu e gjetiu, nuk do të mungojë, në funksion të përmirësimit të kualitetit të jetës në fshat dhe të organiziminit të aktiviteteve të dobishme për komunitetin.

Llogaria bankare e fshatit Smirë, është hapur në bankën NLB në Viti me numër: 17-02-0030239325.81

Leave A Reply