foto_vajzat.jpg_3_jpgGrupi “Yjet”, i përbërë prej gjashtë nxënëseve të shkollës  fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, ka zënë vendin e parë në garën komunale të  vallëzimit, në manifestimin e organizuar me rastin e 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve,  nga Qendra Tregtare “Mediteran”, në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit të Vitisë.  Yllka, Rina, Albiona, Anita, Flaka dhe Vesa Salihu, mahnitën  publikun dhe jurinë me paraqitjen e tyre skenike me vallen e zhanrit modern “Toka jonë”. Mirëpo, ato njëkohësisht ato janë edhe nxënëse të shkëlqyeshme në mësime.

 

Koreografinë dhe kostumografinë e valles e ka bërë Sevdije Salihu. Ajo thotë se grupi ka ushtruar shumë dhe me vullnet të madh.

 “Kemi punuar mjaft, sepse vallja nuk është e lehtë, ka shumë lëvizje dhe kombinime, që ndoshta për vajzat e vogla janë të rënda. Mirëpo, kryesorja ato arritën ta kurorëzojmë me sukses mundin e tyre”, shprehet Sevdije Salihu.

Drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, Naim Agushi, u ka organziuar një pritje  vajzave  të Grupit·  “Yjet” dhe i ka· përgëzuar ·ato për suksesin e arritur.
“Është për lakmi. Na kanë gëzuar shumë.  Kjo tregon se kur punohet me zell rezultatet janë të garantuara. Këto vajza e kanë nderuar krejt shkollën dhe na kanë përfaqësuar në mënyrë të denjë. Ne ju premtojmë kujdes dhe mbështetje  të gjithë nxënësve që merren me aktivitete të tilla”, ka thënë drejtori Agushi.

Në këtë manifestim pati edhe gara në recitim. Vendin e parë e zuri Emanuella Noci nga shkolla fillore “Gjon Mikell Tarabulluzi”, nga Stublla e Epërme.
Njëri nga organizatorët, pronari i Qendrës “Mediteran”, Nikollë Doda, ka thënë se me këtë aktivitet kanë dashur t`i bashkojnë dhe gëzojnë fëmijët në ditën e tyre. “Kemi menduar që fëmijët të mblidhen këtu, të njoftohen dhe të festojnë nën tingujt e muzikës. Poashtu, bëmë edhe garën në recitim dhe vallëzim e këndim, në mënyrë që nxënësit të stimulohen për t`u marrë më shumë me aktivitete të lira dhe tek ta të nxitet në kuptim të mirë  ndjenja e garimit.  Gjithçka ka shkuar mirë, jemi të kënaqur me rrjedhën e manifestimit. Të gjitha harxhimet për këtë manifestim i ka bartuar kompania jonë. Shpresoj edhe të pranishmit kanë kaluar mirë”, ka thënë Doda.

Ai thotë se synojnë që këtë  manifestim ta bëjnë tradicional dhe ta organizojnë për çdo vit.

152 Komente

Leave A Reply