Banorët e fshatit Smirë, që veprojnë ose jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, kanë krijuar atmosferën të ngrohtë dhe vëllazërore, në festën e Smirës që u mbajt të shtunën mbrëma në Zvicër. Smiras që jetojnë apo punojnë në disaporë, në Zvicër e vende tjera, individualisht apo me familje, janë mbledhur në
Salle communal d’Onex, në Gjenevë, për të kaluar bashkë një natë të hareshme dhe të lumtur.Ata kanë biseduar, janë njoftuar edhe më shumë, kanë kënduar, vallëzuar e ushqyer, duke krijuar një atmosferë komplet vëllazërore. Asgjë nuk i ishte lënë rastit në këtë festë të organizuar nga Lidhja e Smirasve në Zvicër. Një grup u dëshironte mirëseardhje atyre që ia kishin mësyrë vendtakimit të shumëpritur, duke i drejtuar për në sallën kur disponimi do të mbërrinte kulmin më vonë.
Natyrisht, smirasit derisa prisnin të fillonte programi, shfrytëzonin rastin të ndërronin ndonjë fjalë për jetën dhe familjet e tyre. Nuk mungonte as humori. Fillimisht për të pranishmit përmes video-projektorit është prezantuar një plan-zhvillimi si udhërrëfyes për të ardhmen, jo vetëm të fshatit, por në përgjithësi të shoqërisë, duke treguar edhe përmes përmes sllajdeve në video-projektor, se si roli i individit mund të vie në shprehje në shërbim të aktivizmit shoqëror për jetë më të mirë të të gjithë shoqërisë. Poashtu pati edhe një material nga aktivitetet dhe jeta në fshat.
Kjo u prit shumë mirë dhe u përshëndet nga pjesëmarrësit e tubimit. Pastaj ka filluar programi argëtues, ku për disponimin e të pranishmëve u kujdes Ansambli “Gëzuar” dhe këngëtarja smirase Drita Jetishi. Organizatorët e këtij manifestimi nga Lidhja e Smirasve në Zvicër, thanë se smirasit kaluan një natë të lumtur dhe të hareshme, duke u argëtuar, komunikuar e ushqyer bashkë, si një familje, me dashuri e lezet. Sipas tyre, festa ka kaluar si asnjëherë më parë në historinë e smirasve në mënyrë shumë vëllazërore.
Sipas organizatorëve edhe ushqimi i sjellur nga familjet ishte pa koment-si në restorant me 5 yje, siç thuhet në frëngjisht “délicieux”, nuk ka munguar asgjë nga specialitetet tradicionale. Pati edhe lojë shpërblyese me shpërblime që kishin ofruar firmat e smirasve atje. Dhe krejt kësaj i erdhi fundi diku kah mesnata. Smirasit kaluan një mbrëmje të paharruar dhe u morën vesh që kjo festë të jetë tradicionale dhe të kështu të takohen çdo vit.