Në konkurrencën e femrave e para doli Diellza (Sulltan) Berati nga kl. VIII-2, me kohë 3 minuta e 30 sekonda, kurse pas saj arriti Naza (Afrim) Ahmeti, nga kl. VIII-1, gjashtë sekonda më vonë.
Arsimtari Shaqir tregon se fituesve do t`u jepen medalje. Sipas tij kjo është një garë kolektive e paraparë me planprogramin e rregullt mësimor, si garë individuale.
“Përveç se plotësojmë planin mësimor, ky aktivitet është i rëndësishëm edhe për argëtim, relaks dhe për socializim më të mirë të nxënësve. Natyrisht është edhe një lloj stimulimi i tyre që të merren më shumë me sport dhe të zhvillohet shpirti garues midis tyre”, thotë ai.
Imeri ndihej mirë që doli i pari. Ai sikur e parandjeu këtë, sepse para se të niseshin, na sugjeroi ta fotografonim atë sepse thoshte se do të ishte fituesi. “Unë nuk ushtroj rregullisht, por nganjëherë dal vrapoj në livadhe. Ndoshta kjo aftësi më tepër e kam nga lindja”, thotë Imeri.
Edhe Diellza, ndonëse ndiente lodhje, shprehej e lumtur dhe e gëzuar që fitoi. “Po, natyrisht është mirë kur në ndonjë garë dallohesh nga të tjerët. Fundja ky është edhe qëllimi i garës”, shprehet Diellza.