KF “Smira” (5+1) ka zënë vendin e parë në turneun e futbollit të vogël, në Gjenevë, të organizuar nga FC “KOSOVA”. Gjithashtu lojtari smiras Liridon Imeri u shpall lojtari më i mirë i turneut. Futbollistët e Smirës shkëlqyen gjatë gjithë turneut duke ofruar lojëra të mira dhe kulturë sportive në nivel. Ekipi ishte i organizuar dhe i motivuar për fitore, për çka edhe suksesi nuk mungoi. Vlen të përmendet se sponzorë të ekipit të Smirës ishin firmat smirasve: “Genève Parquet” me pronarin Ilir Zuka dhe firma “ AMD Déménagement” me pronar Mustafë e Arton Ademi. ________________________________________________________________ {gallery}FotografiPerArtikujNeFund/KFSMIRA{/gallery}
Autor: Tefik Salihu
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 76 vjeçe, të mërkurën më 29 qershor 2011, ndërroi jetë dhe u varros Hetem (Ilmi) Arifi. I ndjeri gjatë gjithë jetës është marrë kryesisht me punë në bujqësi. E pamja për të, do të jetë e hapur deri të hënën në mbrëmje, më 4 korrik 2011. Ngushëllime familjes Arifi dhe të afërmve!
Jeta i ka quar banorët e Smirës ngado. Shumë smiras kanë lëvizuar nga fshati dhe janë shpërndarë nëpër botë-dikush për të shpëtuar nga shtypja e pushtuesve, dikush për të siguruar mirëqenie, dikush për biznes, dikush për t`u shkolluar, apo dikush edhe për arsye të tjera. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Smirës jetojnë dhe punojnë në diasporë. Poashtu, ka familje që jetojnë në Viti, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Gjilan, Mitrovicë, Kaçanik, Prizren, Rahovec. Smirasit përveq se kanë bërë prona edhe në Maqedoni, Turqi e Bosnjë e Hercegovinë, e kanë hisen e tyre edhe në bregdetin e Shqipërisë-mu buzë ujit…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 87 vjeçe ka ndërruar jetë, të premten, Rexhep (Fetah) Rexhepi. I ndjeri ka punuar si punëtor teknik në shkollën fillore të fshatit. Ai ishte i njohur edhe si rapsod, duke argëtuar me këngë mysafirët nëpër dasma e gazmende familjare. Ngushëllimet për të, do të pranohen në Smirë, deri të mërkurën në mbrëmje, më 29 qershor 2011. Ngushëllime familjes Rexhepi dhe të afërmve!
Reparti i Këshillues për Familje emigrantësh në kuadër të sistemit arsimor të Bashkisë së Dhjetë të Vjenës, e shpërblen mësuesin e gjuhës shqipe Osman Ademi dhe grupin e tij. Mësuesi Osman u tregua i suksesshëm në procesin mësimor, aktivitete shumë kulturore, seminare pedagogjike po edhe si këshilltar për prindër e nxënës të sapoardhur dhe të tjerë. Kjo këshillimore punon me familjet e ardhura në disa gjuhë: gjermane, turke, shqipe dhe boshnjake-serbo-kroate. Zakonisht në fund të vitit shkollor bëhen analiza dhe shpërblehen nxënësit më të mirë dhe arsimtari më i mirë. Mirënjohjet i ndau Elizabet Repolusk , inspektore e arsimit…
Pas një sëmundje të gjatë, të enjten më 23 qershor 2011, në moshën 75 vjeçare, ka vdekur Isa (Nebih) Shabiu. I ndjeri ka qenë ndër punëtorët e hershëm të administratës në Viti, ku ka punuar deri në pension. Ngushëllimet për të do të pranohen pesë ditë, deri më 28 qershor 2011, në fshatin Smirë. Ngushëllime familjes Shabiu dhe të afërmve!
Mësuesja Saranda Jetishi po u shpërndante sot librezat shkollore nxënësve të saj të klasës III-1, me notat që kishin marrë këtë vit shkollor. Paraprakisht nxënësve iu komunikua rezultati i sivjetshëm, kurse ata shfaqën një program me recitime, këngë e skeqe për prindërit që kishin shkuar të përcillnin më të dashurit e tyre. Atmosferë e njëjtë ishte edhe në klasat tjera. Urimet për rezultatet e mira dhe fotografitë me mësimdhënësit nuk mungonin. Rreth 660 nxënës dhe rreth 38 punonjës të arsimit të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, kanë filluar nga sot pushimin veror. Sot iu komunikua suksesi nxënësve prej klasës…
Veteranët smiras të arsimit, arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Musa Sejdiu dhe ai i Kulturës Fizike, Hysni Bislimi janë vlerësuar lart nga shkolla, për rolin që kanë luajtur në arsimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra të nxënësve. Kolegët dhe nxënësit e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” si dhe përfaqësues të Këshillit të prindërve, u kanë bërë atyre, respektin më të madh dhe falënderimet më të thella,, në një takim përshëndetës të organizuar me rastin e përmbylljes së karrierës së tyre mbi 40 vjeçare në arsim. Drejtori i shkollës, Naim Agushi, duke ju uruar jetë të gjatë…
Komuna e Vitisë, do të shënojë nesër, me aktivitete të ndryshme përvjetorin e dymbëdhjetë të çlirimit. Agjendja zyrtare e manifestimit komplet të ditës së çlirimit të Vitisë: 14 qershor 2011 – Viti 09.30 -10.00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Vitisë –Vendi: Salla e Mbledhjeve e Kuvendit Komunal 10.00-10.30 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Viti – Vendi: Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Viti 10.30-11.00 – Hapja e ekspozitës me punime artistike- Vendi:Holi i Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani- 11.00 -12.30 – Finalja e Kuizit të Diturisë me nxënësit e shkollave fillore-Vendi:Salla e Koncerteve Shtëpia…
Organizata joqeveritare “Rrethi i Grave të Kombeve të Bashkuara”, me seli në Gjenevë, ka organizuar një koncert të madh me këngë e valle të shumë vendeve të botës, anëtare të OKB-së. Me ketë rast u prezantuan jo vetëm muzika, vallja dhe kultura e popujve të ndryshëm, por edhe kuzhinat e tyre tradicionale. Mirishahe Limani – Hiler, anëtare e “Rrethit të Grave të KB”, njëherësh përfaqësuese e Kosovës në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar, tha se Kosova me flamurin e vet shtetëror, ndonëse ende jo anëtare e OKB-së, u prezantua në mënyrë dinjitoze si shtet. Kosovën e prezantuan këngëtarët dhe…
