kokteji_per_arsimtaretVeteranët smiras të arsimit, arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Musa Sejdiu dhe ai i Kulturës Fizike, Hysni Bislimi janë vlerësuar lart nga shkolla, për rolin që kanë luajtur në arsimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra të nxënësve. Kolegët dhe nxënësit e Shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” si dhe përfaqësues të Këshillit të prindërve, u kanë bërë atyre, respektin më të madh dhe falënderimet më të thella,, në një takim përshëndetës të organizuar me rastin e përmbylljes së karrierës së tyre mbi 40 vjeçare në arsim.

 

Drejtori i shkollës, Naim Agushi, duke ju uruar jetë të gjatë dhe të rehatshme në pension dhe shëndet të plotë, ka zgjedhur fjalët më të mira për të lavdëruar dhe përgëzuar punën e zellshme të dy punëtorëve të palodhshëm të arsimit.

“Nuk besoj se me fjalë do të mund të arrijmë të përshkruajmë veprën që kanë lënë  si dhe kontributin, djersën dhe mundin  që kanë dhënë arsimtari Musa dhe arsimtari Hysni, për shkollën. Ata kanë dhënë shumë nga vetja, janë kolosë të arsimit të fshatit. Rezultati i tyre shihet ngado. Ja edhe këtu kemi disa gjenerata të arsimtarëve që kanë dalë nga këta dy arsimtarë. Unë më shumë ndihem krenar që jam ish-nxënës i tyre se sa që kam qenë një kohë koleg me ta. Vepritmaria e tyre do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e bashkëfshtaravë tanë”, ka thënë drejtori Agushi. Ai ka shtuar se ani pse këta dy arsimtarë po shkojnë në pension, kolektivi do të ketë nevojë për ta, duke i ftuar që nganjëherë të vizitojnë shkollën, pë të mësuar akoma prej tyre.

Musa Sejdiu ka falënderuar të pranishmit për këtë respekt që shkolla ka bërë për ta, duke rikujtuar se rrugëtimi i tyre prej punëtorëve të arsimit nuk ishte i lehtë.

” Kemi pasur sfida të ndryshme, edhe politike por edhe ekonomike, lloj-lloj  presioni. Por nuk e kemi kursyer veten asnjëherë për të dhënë një kontribut sa më të madh qoftë në pikëpamje edukative qoftë në pikëpamje arsimore, por nuk ka munguar as kultivimi i ndjenjave të atdhedashurisë. Jam i lumtur që po lëmë pas gjenerata të mira të arsimtarëve. Sot kemi arsimtarë të përgatitur me fakultete. A ka më mrekulli se kjo? I përshëndes nxënësit dhe kolegët”, ka thënë ish-arsimtari Musa në fjalën përshëndetëse të tij. Ai, krejt në fund, ka porositur kolegët që të punojnë edhe më shumë se që kanë punuar ata më herët.

Edhe ish-arsimtari Hysni Bislimi, është ndier mirë që shoqëria po e çmon veprën dhe kontributin e tyre për shkollën shqipe.

“Edhe para nesh ka pasur arsimtarë që kanë kontribuar, duke filluar nga Vebi Ibishi e të tjerët pas tij. Ju falënderoj që sivjet na keni tubuar në një takim të tillë përshëndetës. Duke u bazuar se edhe unë dhe Musa kemi bërë nga mbi 40 vjet punë në arsim, falënderim të posaqëm kam për shkollën sepse qe një vit që jam pensionuar nuk jam ndarë nga shkolla, në ekskursioe, në mbrëmje të maturës e në çdo aktivitet besoj se nuk do të ndahem deri në momentet e fundit. Jam i lidhur me arsimin deri në vdekje. Prandaj në rast se na punon fuqia mendore dhe fizike prapë do të jemi me juve”, ka thënë ish-arsimtari Hysni.

Në emër të punëtorëve të shkollës sonë, një pjesë e të cilëve kanë qenë edhe nxënës të arsimtarëve Musa dhe Hysni, përshëndeti mësuesi Mustafë Osmani.

“Ndihemi krenar që patëm fatin të punojmë me ta me  dekada me radhë. Ishin punëtorë të zellshëm, profesionistë të mirë të lëndëve të tyre, edhe pse në kushte të vështira, madje në rrethana jo të favorshme megjithatë ku kudo dhe kurdo ishin të gatshëm ta tranferojnë gjthë atë dije që kishin, tek më të dashurit e tyre-nxënësit, për gjenerata me radhë”, ka thënë Mustafë Osmani në emër të kolegëve.

 

 

Edhe nxënësit  përmes shkrimeve që deklamuan përshëndetën dhe falënderuan  ish-mësimdhënësit e tyre Musa Sejdiu dhe Hysni Bislimi.

“Të shkruash për kontributin e tyre nuk do të mjaftonin as të gjitha fletët e botës. Falënderojmë arsimtarin Musa dhe arsimtarin Hysni për punën, sepse qëllimi i tyre ishte që të përqonin tek ne jo vetëm dije, por edhe kulturë dhe edukatë. Asnjë lloj falënderimi nuk do të mjaftonte për ta. Atë që ata bën jo vetëm për ne por edhe për gjenerata të tëra  është një arritje e pashlyeshme”, është thënë në një ese, të bërë enkas për ta.

Drejtori Naim Agushi, në emër të shkollës, dy arsimtarëve të pensionuar, në shenjë falënderimi për punën e tyre disadekadëshe, u dha nga një mirënjohje dhe nga një orë dore, kurse nga një pikturë të punuar special për ta, ishin dhuratë nga mërgimtari Ramadan Rrahmani, me qëndrim në Gjenevë.

Musa Sejdiu  ka filluar punën në arsim në vitin 1967 dhe është pensionuar para një muaji, kurse Hysni Bislimi ka filluar të punojë në vitin 1964 dhe është pensionuar para një viti.

 

{gallery}pensionimiArsimtareve{/gallery}

Leave A Reply