Rreth 660 nxënës dhe rreth 38 punonjës të arsimit të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, kanë filluar nga sot pushimin veror. Sot iu komunikua suksesi nxënësve prej klasës së parë deri në të pestën, kurse nesër do rezultati do t`u tregohet nxënësve prej klasës së gjashtë deri në të nëntën.
Afrim Ahmeti që kishte ardhur për të parë rezultatin njëvjeçar të fëmijëve të tyre tha se ishte ndarë i kënaqur me suksesin që kishin arritur fëmijët e tij. “Shumë mirë. Jam i lumtur që viti u kurorëzua me sukses dhe fëmijët po shkojnë në pushimin e merituar. Mblodhën frytet e punës njëvjeçare. Natyrisht është dashur të punohet me ta edhe në shtëpi, sepse suksesi është i përbashkët”, ka thënë Afrimi.
Drejtori Naim Agushi ka thënë se do të mbledhin suksesin e të gjitha klasave dhe do të bëjnë një analizë si dhe një raport krahasues me vitin e kaluar. “Kemi kaluar një vit shkollor. Angazhimi i mësimdhënësve dhe i nxënësve nuk ka munguar por ta shohim si do të dalin rezultatet e përgjithshme të shkollës. Si suksese të shkollës sivjet mund të përmendim projektet e SHHB “Nëna Terezë”, për pajisjen e kabineteve të Fizikës, Kimisë dhe Biologjië, me mjete dhe materiale të nevojshme, projektin për kabinetin e informatikës nga Banka Botërore, pastaj shpërblimin e klasës V-1 të mësueses Adile Sahiti në konkursin kombëtar KOSOVISION CONTEST, mandej shpërblimin me vendin e parë të grupit “Yjet” me vendin e parë në garat komunale në vallëzim, si dhe shpërblimi me vendin e tretë poashtu në vallëzim të klasës së Ganimeve Shabiut. Mirëpo sivjet kemi dështuar në Kuzin komunal të diturisë. Siç e dini jemi diskualifikuar në javën e parë.
Bankat shkollore preson nxënësit e Smirës që t`u kthehen më 1 shtator me energji të reja për t`u pajisur me dije dhe edukatë.