KF “Smira” (5+1) ka zënë vendin e parë në turneun e futbollit të vogël, në Gjenevë, të organizuar nga FC “KOSOVA”. Gjithashtu lojtari smiras Liridon Imeri u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Futbollistët e Smirës shkëlqyen gjatë gjithë turneut duke ofruar lojëra të mira dhe kulturë sportive në nivel.
Ekipi ishte i organizuar dhe i motivuar për fitore, për çka edhe suksesi nuk mungoi. Vlen të përmendet se sponzorë të ekipit të Smirës ishin firmat smirasve: “Genève Parquet” me pronarin Ilir Zuka dhe firma “ AMD Déménagement” me pronar Mustafë e Arton Ademi.