Marrë mesatarisht, punëtorët vullnetarë për punën e papaguar shpenzojnë rreth gjysmë dite pune në javë Një e treta e popullatës mbi moshën 15 vjeçare në Zvicër bën punë vullnetare. Marrë në përgjithësi, më shumë angazhohen në punë vullnetare, si nëpër shoqata të ndryshme, meshkujt. Ndërsa femrat më shumë punojnë punë vullnetare joformale, si fjala vjen përkujdesja për fëmijët e huaj ose për personat me nevoja të veçanta. Këto konstatime i ka nxjerrë një studim i Zyrë Federale për Statistikë (BFS). Sa i përket moshës së punëtorëve vullnetarë, në shoqata dhe institucione më aktivë janë personat e moshës së mesme.…
Autor: Tefik Salihu
Varrezat e vjetra, përreth rrugës kryesore të Smirës janë pastruar për lakmi. Therrat, shkurret dhe barojat e këqija janë hequr dhe ato kanë marrë një pamje krejt tjetër. Iniciatori i këtij aksioni Bahri Zuka, thotë për portalin tonë se gjendja e varrezave tona ka qenë e shëmtuar. “Në disa pjesë të varrezave nuk ke mundur as të kalosh. Disa varre kanë qenë krejt të mbuluara me therra, kërrpnaja e barnishta. Kjo nuk është pasqyrë e mirë për fshatin. Unë i angazhova tre punëtorë të cilët kanë punuar tri ditë rresht dhe pak a shumë tashti është më mirë. Edhe unë…
Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej, njëherësh shefe e Departamentit federal të punëve të jashtme të këtij vendi, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të punoj edhe më shumë në reformat dhe në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, zonja Kalmi-Rej ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë për progresin në Kosovë Ajo këto komente i ka bërë gjatë takimit të sotëm në Bernë, me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka falënderuar zonjën Kalmi-Rej, për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Kosovës, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.Mëtutje, Hoxhaj ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës ndërlidhet me shtetin…
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, po vazhdon të shikohet gjithnjë e më shumë. Statistikat e fundit tregojnë se gjatë këtij muaji, faqja ka pasur 6560 vizita, nga 2971 vizitorë unik. Kurse në faqen e Smirës janë shfletuar gjithsej 29 588 faqe tjera, si lajme, lajme nga fshati, njoftime, diaspora, shkolla etj. Sipas statistikave, koha mesatare që një vizitor ka kalur në faqe është 4 minuta e 56 sekonda. Faqja e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar në 37 shtete, më së shumti në: Kosovë 2,776 vizita Zvicër 1,332 vizita Gjermani 1,005 vizita Francë 562 vizita SHBA …
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, ka filluar regjistrimin e personave që janë dënuar, burgosur apo përndjekur politikisht nga regjime të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore. Një takim me publikun, me qëllim ofrimin e informatave për këtë proces, është mbajtur sot edhe në fshatin Smirë. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Viti, Xhevat Haziri, ka thënë se ky aktivitet ka dy qëllime: Regjistrimin e kësaj kategorie të njerëzve në Kosovë, me qëllim kompensimin e tyre por edhe mbledhjen e shënimeve me të cilat do të argumentoheshin faktet se ne kemi qenë të okupuar dhe kemi pëjetuar…
Shkolla fillore e mesme e ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë lidhet me botën. Tash e tutje, nxënësit dhe punonjësit e kësaj shkolle, mund të komunikojnë dhe të shkëmbejnë përvoja të mësimit dhe jetës me kolegë, në çdo cep të botës, përmes internetit. Falë një projekti të Bankës Botërore të implementuar nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisënë dhe Qendra e Arsimit Kosovë-KEC, shkolla ka përfituar një kabinet modern të informatikës. Drejtori i shkollës, Naim Agushi shprehet tejet i gëzuar që ky projekt u realizua me sukses.”Komisioni komunal i vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë komunale të Arsimit…
Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 10 e rregullt e kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet me 21.10 .2011 ( e premte) në ora 10:00. Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti dhe është e hapur për të interesuarit. Rendi i Ditës: 1. Aprovimi i procesverbalit –IX- nga seanca e Kuvendit të Komunës së Vitisë. 2. Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2011. 3. Informatë rreth fillimit të vitit shkollor 2011/2012. 4. Propozim vendimi për rritjen e buxhetit të arsimit nga të hyrat vetanake.
Elmaz Ymeri nga fshati Smirë po lavronte të shtunën, një parcelë për ta përgatitur për mbjelljen e grurit. Ndonëse traktori kohë pas kohe lëvizte me vështirësi, për shkak se toka ishte e lagësht, Elmazi ishte këmbëngulës të vazhdonte, duke mos e lënë punën e sotit për nesër. “Këtu i kemi rreth 80-90 ari që planifikojmë t`i mbjellim me grurë. I kemi blerë farën dhe plehun, por çmimi është akoma i shtrenjtë. Megjithatë, pasi që e kemi traktorin dhe mjetet tona të punës, e kemi më lehtë dhe na shpaguhet, përndryshe punimi i tokës del shumë shtrenjtë, duke llogaritur…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 77 vjeçe, ka ndërruar jetë në Smirë, Bejtë Sejdiu, i ati i dëshmorit të kombit, Hebib Sejdiu. I ndjeri gjatë jetës kryesisht është marrë me bujqësi, kurse për disa vite ka qenë edhe në Austri. Ngushëllimet për të po pranohen në Smirë. E pamja do të zgjasë deri të dielën më 16 tetor 2011, në mbrëmje. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve!
Mërgimtarët smiras Xhavit Salihu dhe Gazmend (Musa) Ramadani, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, janë takuar ndaras me kryetarin e UEFA-s Michel Platini. Xhaviti tregon se në një aheng rasti në selinë e UEFA-s në Nyon, të organizuar nga kjo organizatë, kishte biseduar për disa minuta me Platinin dhe kishin pirë nga një gotë verë. “Firma në të cilën punoj është duke kryer disa punime në objektin e ri të UEFA-s. Para disa ditësh UEFA organizoi një aheng me të gjithë punëtorët dhe unë e shfrytëzova rastin të bëjë një foto me Platinin dhe të ndërrojmë disa fjalë.…
