Ndërsa femrat më shumë punojnë punë vullnetare joformale, si fjala vjen përkujdesja për fëmijët e huaj ose për personat me nevoja të veçanta. Këto konstatime i ka nxjerrë një studim i Zyrë Federale për Statistikë (BFS). Sa i përket moshës së punëtorëve vullnetarë, në shoqata dhe institucione më aktivë janë personat e moshës së mesme. Në rastet e ndihmës joformale, si ndihmë fqinjëve e të ngjashme, më shumë angazhohen pensionistët e rinj. Marrë mesatarisht, punëtorët vullnetarë për këtë punë të papaguar shpenzojnë rreth gjysmë dite pune në javë. Shumica e tyre si motiv për këtë punë paraqesin kënaqësinë që ndjejnë me këtë rast. /albinfo.ch/