Xhaxhi_me_Michel_Platinin_mireMërgimtarët smiras Xhavit Salihu dhe Gazmend (Musa) Ramadani, me qëndrim të përkohshëm në  Zvicër, janë takuar ndaras me kryetarin e UEFA-s Michel Platini. Xhaviti tregon se në një aheng rasti në selinë e UEFA-s në Nyon, të organizuar nga kjo organizatë, kishte biseduar për disa minuta me Platinin dhe kishin pirë nga një gotë verë. 
“Firma në të cilën punoj është duke kryer disa punime në objektin e ri të UEFA-s.

 

 

Para disa ditësh UEFA organizoi një aheng me të gjithë punëtorët dhe unë e shfrytëzova rastin të bëjë një foto me Platinin dhe të ndërrojmë disa fjalë. Pasi më pyeti nga jam, i tregova se jam nga Kosova. I thashë se e kam bashkëkombas Lorik Canën. Ai më tha se Cana është futbollist shumë i talentuar. Më tregoi poashtu se gjyshi i tij ka prejardhje nga Italia dhe ishte mjeshër, kurse babi i tij, i cili kishte migruar në Francë i kishte ndërtuar atij një mur për t`u ushtruar me top”, thotë Xhavit Salihu për portalin tonë.
Ai thotë se Platinin e  ka takuar në ndërkohë edhe smirasi tjetër Gazmend (Musa) Ramadani. “Unë pata qef të fotografohemi të dy me Platinin, e kërkova, por  Gazi, në ato momente nuk ishte aty afër, përndryshe edhe ai ka biseduar me Michel Platinin”, shton Xhaviti.

Sado që ky takim ka qenë i rastësishëm,  Xhaviti do ta ruaj si kujtim të paharruar. Ai thotë se është  ndier mirë që ka pasur rastin  të bëjë foto dhe t`ia shtrëngoj dorën legjendës botërore të futbollit, ish-reprezentuesit të Francës, për shumë vite, Michel Platini, i cili aktualisht është  në krye të Unionioni të Asociacioneve Evropiane të Futbollit-UEFA.

Platini për një kohë të gjatë ka qenë idhull i shumë futbolldashësve anëkënd botës. Ai karrierën e suksesshme me shumë trofe të fituara, e nisi  në fillim të viteve `70. Luajti për ekipe me renome siç ishte edhe Juventusi. Platini u tërhoq ngafutbolli ndërkombëtar në vitin 1987, kurse në vitin 1988 u bë selektror  i përfaqësueses së Francës.   Ndërkaq, në krye tëUEFA-s, erdhi në vitin 2007.

 

Leave A Reply