Elmaz_YmeriElmaz Ymeri nga fshati Smirë po lavronte të shtunën, një parcelë për ta përgatitur për mbjelljen e grurit. Ndonëse traktori   kohë pas kohe lëvizte me vështirësi, për shkak se toka ishte e lagësht, Elmazi ishte këmbëngulës të vazhdonte, duke mos e lënë punën e sotit për nesër.

 

 

“Këtu i kemi rreth 80-90 ari që planifikojmë t`i mbjellim me grurë. I kemi blerë farën dhe plehun, por çmimi është akoma i shtrenjtë. Megjithatë, pasi që  e kemi traktorin dhe mjetet tona të punës, e kemi më lehtë dhe na shpaguhet, përndryshe punimi i tokës del shumë shtrenjtë, duke llogaritur edhe çmimin e lartë naftës. Sidoqoftë toka duhet të mbillet dhe të mos lihet djerrë, thotë Elmazi.

Edhe mësuesi Mustafë Osmani kishte dalë sot  për t`i  bërë gati sipërfaqet për mbjellje. Ai po kthehej nga arat ku kishte hedhur pleh shtalle. Për sivjet planifikon të mbjellë 1.5 ha grurë, ndonëse kostoja e mbjelljes është e lartë. “Është e vërtetë se aktualisht  çmimet e repromaterialit janë të larta për xhepin e fermerit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në koston e lartë për mbjellje, duke i llogaritur edhe shpenzimet tjera që vijojnë pas mbjelljes. Por, jemi duke jetuar në fshat dhe tokën duhet ta punojmë. Shpresojmë se do të marrim bereqet të mirë”, shprehet Mustafë Osmani.

 

Kurse, arsimtari i Bilogjisë, Nijazi Demiri, tashmë ka mbjellur 70 ari grurë te Rasujat dhe po grimconte ndonjë copë më të madhe dheu që kishte mbetur. Tha se po kthehej nga ara tjetër që e ka bërë gati për ta mbjellur.

“Më poshtë në këtë zonë i kemi bërë gati· edhe 30 ari· për t`i mbjellur me grurë, por sot ka shumë lagështi dhe po presim deri nesër, ndoshta kullohet pak dhe e mbarojmë. Ta them të drejtën inputet bujqësore, pra fara dhe plehu,· janë të shprenjta. Psh. 100 kg pleh kushtojnë 46 eur, kurse 100 kg farë 42 euro, por ne i kemi mjetet tona të punës dhe nuk harxhojmë shumë për ta përgatitur tokën për mbjellje”, thotë Njaziu.· Ai porosit bashkëfshatarët· që të mos i lënë ara pa mbjellë, duke treguar se vitin e kaluar nga 90 ari ka marrë 3400 kg grurë.

Sipas ekspertëve bujqësor, për të pasur një mbjellje cilësore dhe rendiment të lartë, afati optimal për mbjelljen e grurit në kushtet tona është prej 10 tetorit deri më 25 tetor. Pas reshjeve të fundit të shiut, kushtet klimatike dhe tokësore për momentin janë të mira, kurse mbjellja e grurit po vazhdon edhe në pjesë tjera të Smirës.

Leave A Reply