Shkolla fillore e mesme e ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë lidhet me botën. Tash e tutje, nxënësit dhe punonjësit e kësaj shkolle, mund të komunikojnë dhe të shkëmbejnë përvoja të mësimit dhe jetës me kolegë, në çdo cep të botës, përmes internetit. Falë një projekti të Bankës Botërore
të implementuar nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisënë dhe Qendra e Arsimit Kosovë-KEC, shkolla ka përfituar një kabinet modern të informatikës. Drejtori i shkollës, Naim Agushi shprehet tejet i gëzuar që ky projekt u realizua me sukses. “Komisioni komunal i vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë komunale të Arsimit dhe të Këshillit komunal të prindërve, e ka përzgjedhur shkollën tonë në mesin e 5 shkollave tjera të komunës për një projekt që do ta financonte Banka Botërore. Pasiqë, sipas kriteve të donatorit, projekti ka paraparë vetëm mjete konkretizimi dhe jo përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, Këshilli i shkollës sonë pati vendosur të përcaktohet për kabinet të informatikës, pasiqë kabinetet e Kimisë, Fizikës dhe Biologjisë ishin në përfundim e sipër. Kabineti i informatikës ka 17 kompjuterë, një printer-skaner dhe një videoprojektor. Poashtu është pajisur edhe me inventarin adekuat, tavolina dhe karrige. Me një fjalë, është bërë punë e madhe dhe e mire”, tha drejtori Agushi,
Ai falënderoi donatorin Bankën Botërore, Ministrinë e Arsimit por edhe bashkëpunëtoren profesionale-këshilltaren e projektit, Afrime Shaqiri, nga KEC-i, e cila ka ndihmuar shumë me këshilla për plotësimin dhe kompletimin e dokumenteve të nevojshme. Drejtori i shkollës beson se këto mjete do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së mësimit, jo vetëm nga lënda e Teknologjisë Informative, por edhe në lëmitë tjera. Përdryshe sipas kritereve të konkursit edhe komuniteti është dashur të marrë pjesë në këtë projekt. Me këtë rast drejtori i falënderon edhe mësimdhënësit Sevdije Demiri, Naim Agushi, Isak Rexhepi, Bashkim Zeqiri, Nakije Hajdari, Hysni Hasani, Ismajl Berati, Shkëlzen Ukshini, Sejdi Hasani, Mustafë Hamiti, Ibrahim Ademi, Xhavit Fazliu, Saranda Jetishi, Sevdije Salihu, Izet Sylejmani, Kadri Imeri, Mejreme Agushi, Mirjeta Sinani, Heset Zuka, Arif Zuka, Shaqir Ibrahimi, Habibe Ibishi, Mustafë Osmani, Ahmet Ahmeti, Sami Shabiu, Ismajl Avdyli, Sylejman Shabiu si dhe prindërit Njazi Fejzullahu, Flamur Hajrullahu, Kemur Mustafa, Emrush Azizi, Afrim Salihu, Agim Agushi, Agim Misini, që kontribuan me mjete financiare për lidhjen e internetit dhe pagesën e internetit për 12 muaj.
Arsimtari i Teknologjisë Informative Bashkim Zeqiri, pret që nxënësit me këtë kabinet të thellojnë njohuritë në këtë fushë. “Jam i bindur që cilësia e arsimit në këtë fushë do të rritet 100 %, sepse ndryshe është kur nxënësit kanë mundësi të ndjekin edhe në praktikë atë që e kanë mësuar në teori. Aktualisht jemi duke i mëaur bazat e informatikës, kurse shpejt do të kalojmë edhe në pjesën praktike. Pres shumë nga ky kabinet. Është një projekt I mrekullueshëm mëse I nevojshëm për kohën në të cilën po jetojmë. Tashti kabineti ka edhe internetin që do të na ndihmojë shumë”, tha arsimtari Bashkim.
Sipas faqes s internetit www.kec-ks.org, me financim të Bankës Botërore, 151 shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës, në kuadër të programit “Projekti Granteve Zhvillimore Shkollore”, do të përfitojnë përkrahje financiare për implementimin e projekteve shkollore të cilat kanë për qëllim rritjen e cilësisë në arsim.
Roli i KEC-it është ofrimi i ndihmës profesionale shkollave në hartimin e planeve zhvillimore dhe projekt propozimeve të cilat mbështeten financiarisht nga Banka Botërore. Po ashtu, shkollat do të aftësohen për të monitoruar implementimin e projekteve të tyre si dhe vlerësimin e impaktit të projekteve në ngritjen e cilësisë në arsim. Deri më tani në kuadër të këtij projekti janë implementuar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve në kuadër të projektit të granteve për zhvillimin e shkollave.