Autor: Tefik Salihu

Ekipi”Rinia Smirë”, është fitues i Turneut Memorial  në futboll të vogël “Kemajl Bajrami”, pasi në finale mundi ekipin “Kroni”, me rezultat 3:1. Valdrin Maliqi, Arton Ramadani, Benjamin Ademi, Edonit Ibishi, Arbnor Sylejmani, Dardan Shabiu e Afet Demiri, iu dhuruan mbi 150 shikuesve një shfaqje të bukur sportive,   në fushën e mbuluar në fshatin Drobesh.   Loja filloi me aksione të shpejta dhe të organizuara mirë,  nga të dyja palët. Mirëpo, sikur “Rinia Smirë””, i përbërë nga lojtarë të rinj, dha sinjale që në fillim se kundërshtarit, me lojtarë me përvojë,  do t`i qet telashe.  Ky ekip në minutat e parë rezlizaoi disa aksione të rrjedhshme dhe…

Read More

Të rinj smiras  përkujtojnë të ndjerin  Kemajl Bajramin. Për nder të tij, në fushën e mbuluar të futbollit, në Drobesh, është duke u mbajtur një turne memorial në futboll të vogël. Njëri nga organizatorët, Zylfi Zuka, i tha portalit tonë se kjo ngjarje  është organizuar për të kujtuar dhe respektuar Kemën,   si futbollist që ka qenë. “Në turne po marrin pjesë 11 ekipe, të gjitha nga Smira. Tashmë është kryer xhiroja e  parë. Nesër do të zhvillohen edhe gjysmëfinalet dhe finalja. Gjithçka po shkon mirë. Ndeshjet po zhvillohen në atmosferë sportive. Mendojmë që ky turne do të mbahet çdo fillimvit dhe do…

Read More

Qielli mbi Smirë është zdritur i tëri nga mjetet e shumta piroteknike, në mesnatën e 31 dhjetorit 2011 dhe 1 janarit 2012. Më shumë se 15 minuta ka zgjatur shpërthimi i fishekzjarreve në fshat, duke shënuar ndërrimin e moteve. Atmosfera ka ka vazhduar edhe në rrugë, me urimet midis smirasve, duke i dëshiruar njëri-tjetrit shëndet,   lumturi dhe një vit të mbarë e të suksesshëm. Shumica e banorëve të Smirës natën më të gjatë të vitit e kaluan në ambientet familjare. Në mesin tonë kanë ardhur edhe shumë mërgimtarë nga vende të ndryshme të Evropës për ta plotësuar edhe më…

Read More

Ekipi i faqes arkiva.fshatismire.com, ju falënderon për besimin që i keni dhënë gjatë një viti të funksionimit të këtij portali.  Ne faqen e kemi bërë për ju, dhe mundi nuk ka ka shkuar huq, sepse ajo është shikuar shumë nga të gjithë smirasit kudo që janë.     Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh, për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në fshat,  përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja jonë-SMIRA. Ju falënderojmë për  mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve:…

Read More

Faqja e Smirës ka vazhduar edhe në fundvit të mbajë interesimin tuaj në nivel. Vetëm gjatë muajit dhjetor ka pasur gjithsej 5089 vizita. Sipas statistikave, janë shfeltuar  mbi 24 mijë faqe, kurse koha mesatare e kaluar e vizitorëve ka qenë 4 minuta e 38 sec.  Faqja  e internetit e fshatit Smirë gjatë këtij muaji është shikuar  në 33  shtete, më së shumti në:     Kosovë                  2277  vizita Zvicër                      857 vizita Gjermani                  838  vizita Francë                     422 vizita Shqipëri                    132  vizita SHBA                      149  vizita Austria                     117  vizita Maqedoni               70 vizita Itali                           43 vizita Përveç kësaj deri tani rreth 100 bashkëvendas tanë…

Read More

Vlerona Elezi, pesë vjet, nga Lagja e Re, ishte shumë e gëzuar sonte, pak para muzgut, teksa po merrte dhuratat e Vitittë Ri nga  Babadimri. Ajo buzagaz dhe plot hare shikonte me entuziazëm babadimrin duke i thënë që të bëhej vajzë emirë dhe të mësonte shumë. Vlerona mori edhe premtimin se edhe vitin tjetër Babadimri   do ta vizitonte prapë. Dhurata për Vitin e Ri morën edhe 20 fëmijë të tjerë të një pjese të kësaj lagjeje e cila ishte organizuar për t`i gëzuar më të vegjlit. Atmosferë festive po mbretëron sonte edhe në pjesë tjera të Smirës, në prag…

Read More

Shkoi edhe ky vit. I kaluam 12 muaj të tjerë, me punë halle, derte e telashe, por edhe me gëzime e hare. Të këqijat qofshin të harruara, kurse gjërat e mira t`i ruajmë si kujtim për jetë. Smirasit edhe sivjet u përpoqën   ta organizojnë veten  dhe familjen për të  bërë një jetë më të mirë.   Për të krijuar një mirëqenie më të denjë. Dhe… jeta na obligon të jemi të tillë pavarësisht se gjatë rrugës probelemet janë aty, kurse edhe kënaqësitë na japin arsye për të qenë të fortë dhe të qëndrueshëm. Edhe Smira  sivjet përjetoi gjëra të mira dhe…

Read More

Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, në një intervistë të fundvitit, dhënë portalin fshatismirë.com, thotë se si gjithë Kosova edhe fshati ynë pati një vit të rëndomtë, me pak lëvizje përpara.  Ai pajtohet me një pjesë të banorëve që janë të pakënaqur me mungesën e investimeve të duhura në fshat, por shpreh besimin se vitin që vjen do të ketë projekte të rëndësishme. Atë fillimisht e pyetëm se çka e karakterizoi vitin 2011 në Smirë?   Bekim Azizi: Viti 2011, pothuaj se ishte një vazhdimësi e viteve të kaluara pa ndonjë karakteristikë që mund të jet e veçant, po mendojë jetë…

Read More

Arsimtari Emin Ahmeti, po u kumtonte suksesin  klasës së tij VII-1, për punën gjatë këtij gjysmëvjetori. Ai Ishte i lumtur që mundi nuk u kishte shkuar huq, sepse rezultatet ishin të mira. “Nga 23 nxënës që ka klasa ime, 15 kanë sukses të shkëlqyeshëm, 5 shumë të mirë dhe 3 kanë kaluar me sukses të mirë.   Poashtu janë të rregullt. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë pasur asnjë mungesë të paarsyeshme, kurse të arsyeshme janë 60. Kjo është klasë shumë e mirë. është kënaqësi të punosh me ta”, thotë arsimtari Emin. Ai tregon se ky resultat është fryt i angazhimit…

Read More

Rruga prej varrezave të Aliajve, lart,  dhe deri, poshtë, në Lagjen e Re, ishte shndërruar sot në shteg të mirë argëtimi.  Nja 30 fëmijë të këtyre lagjeve të Smirës, kishin dalur këtë paradite për të rrëshqitur me saja.  Ata po e shfrytëzonin kohën e mirë me diell, por e cila u bënte edhe sherr, sepse ngadalë po ua shkrinte akullin.   Disa rrëzoheshin, e lageshin, por hareja sa vinte e shtohej. Thonin se po kënaqeshin bashkë dhe nuk qanin kokën për faktin se rruga që e kishin bërë “xham”, ishte bërë e vështirë për qarkullimin e automjeteve. Iliriani (10 vjet)…

Read More