Administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi, në një intervistë të fundvitit, dhënë portalin fshatismirë.com, thotë se si gjithë Kosova edhe fshati ynë pati një vit të rëndomtë, me pak lëvizje përpara.  Ai pajtohet me një pjesë të banorëve që janë të pakënaqur me mungesën e investimeve të duhura në fshat, por shpreh besimin se vitin që vjen do të ketë projekte të rëndësishme. Atë fillimisht e pyetëm se çka e karakterizoi vitin 2011 në Smirë?

 

Bekim Azizi: Viti 2011, pothuaj se ishte një vazhdimësi e viteve të kaluara pa ndonjë karakteristikë që mund të jet e veçant, po mendojë jetë e rendomtë, punë pak, rrymë me reduktime, aktivitet pak, prespektiva jo e kënaqshme, etj.

2. fshatismire.com: Ka mbretëruar opinioni se në Smirë,  më 2011, nuk është investuar sa duhet nga pushteti lokal. Si i komentoni këto ankesa?
Bekim Azizi: Në investime kapitale në projektet kryesore që është pritur që sivjet të fillohet nuk ka pasar, kanë të drejt qytetarët të mos jenë të knaqur, por ka pasur investime në disa projekte në shkollë, rrugë me zhavor, trafo elektrike, ndihmë në ndërtim të një shtëpije, etj. 

3. fshatismire.com: Ka pasur interesime për asfaltimin e fushës së sportit në oborrin e shkollës. Ku mbeti kjo çështje?
Bekim Azizi: Asfaltimi i oborrit të shkollës nuk ka qenë premtim nga pushteti lokal, por nga firma e asfaltimit të rrugës mekërkesën tonë, por nuk e ka realizu (nuk ka pas obligim).

4. fshatismire.com: Në bazë të vlerësimeve, bazuar në biseda me banorë, nevojë imediate është kanalizimi i fshatit. Simund të realizohet ky projekt?
Bekim Azizi: Nevojat për investime jan të shumta, por prioritet janë të identifikuara në përgjithësi. Mendoj që me rëndësi më të madhe janë kanalizimi dhe ujësjellësi, projekte shumë të kushtueshme që ne jemi pa projekte të gatshme që kushtojnë mjaft shumeë, dhe participimi i qytetarëve 25%, që në participim është një vështirësi, sepse bëhet shumë fjalë dhe gjysma e fshatarëve pothuaj se nuk përgjigjen (bazuar edhe në participimin e rrugës). Po bejmë përpjekje në secilin takim që kemi për gjetjen e donatorëve për investim edhe në kanalizim edhe në ujesjellës.

5. fshatismire.com: Ka pasur edhe interesime të njerëzve si mund të bëhet organizimi i mirëmbajtjes së varrezave të fshatit. A keni menduar për këtë?
Bekim Azizi: Është biseduar për shumë nevoja në fshat, dhe njëra ndër to ka qen edhe mirëmbajtja e varrezave të fshatit, kjo mund të realizohet duke e angazhuar një puntor të fshatit, që me një punë të rregullt mund të bëjë mirmbajtjen, por mungesa e fondeve të fshatit është pengesë. Kemi menduar sigurimin e fondeve por deri më tan-kot.

6. fshatismire.com Smira këtë vit funksionalizoi edhe fondin e saj. Hapi një xhirollogari, ku të gjithë mund të ndihmojnë me mjete financiare që do të shërbejnë për fshatin. Sa ishim të gatshëm për këtë?
Bekim Azizi: Në këtë vit kemi hapur edhe fondin e fshatit që kemi menduar për nevojat e fshatit, organizimet e ndryshme,aktivitetet kulturore, etj, por kjo deri me tani ka qenë një dështim, nuk kemi gjetë përkrahje, dhe e them që çfardo lloj imbledhjes së mjeteve financiare, për çfarëdo nevoje është një sfidë që edhe është shkaktar i mos iniciativave të ndryshme.

7.  fshatismire.com: Smirë sivjet pati edhe ngjarje jo të këndshme. Si  i komentoni ju si udhëheqës i fshatit?
Bekim Azizi: Ky vit ka qenë edhe një vit që mund të definohet si vit i mbrapshtë, për arsye se ka pasur disa probleme  (ngatërresa, gjuajtje me armë, aksidente komunikacioni), dhe është bërë një punë e mirë që, si probleme në përgjithësi janë mbyllur me marrëveshje.  Ka pasur disa raste në këtë vit të vdekjeve të disa të rinjve, dhe bashkfshatarëve, që kanë qenë  momentet më të rënda që kanë përjetuar familjarët dhe i gjithë fshati.

8. fshatismire.com: Cilat janë planet tuaja për fshatin për vitin 2012. Çka mund të presim?
Bekim Azizi: Me 2012 presim realizimin e asfaltimit të rrugës Smirë deri te varrezat e dëshmorëve në Viti, dhe dy rrugë të  lagjeve, nxemjen qendrore në objektin e shkollës, një trafo për përforcim të rrymës, besoj edhe fillimin e rregullimit të kanalizimit.

9.  fshatismire.com: Çka do t`i uronit banorëve të Smirës për vitin që vjen?
Bekim Azizi: Në emrin e këshillit të fshatit, të gjithë banorëve të fshatit që jetojnë në Smirë dhe në diasporë ju uroj Festën e Vitit të Ri. Ju uroj  shëndet, suksese në punë dhe vende të reja pune, nxënësve dhe studentëve suksese në mësime. Shpresoj që do të vazhdojmë me projekte të reja dhe investime në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetar. Shpresoj që  po vijnë kohët që do të avansohen njerëzit tanë edhe në strukturat udhëheqëse komunale që deri me tani ka qenë dështimi ynë kryesor që edhe kërkojë përkrahjen për secilin qytetar që do t`i jepet rasti për avansim.  Urime 2012-a!
  

 

 

Leave A Reply