RInia_Smira_320x200Ekipi”Rinia Smirë”, është fitues i Turneut Memorial  në futboll të vogël “Kemajl Bajrami”, pasi në finale mundi ekipin “Kroni”, me rezultat 3:1. Valdrin Maliqi, Arton Ramadani, Benjamin Ademi, Edonit Ibishi, Arbnor Sylejmani, Dardan Shabiu e Afet Demiri, iu dhuruan mbi 150 shikuesve një shfaqje të bukur sportive,

 

në fushën e mbuluar në fshatin Drobesh. 

 Loja filloi me aksione të shpejta dhe të organizuara mirë,  nga të dyja palët. Mirëpo, sikur “Rinia Smirë””, i përbërë nga lojtarë të rinj, dha sinjale që në fillim se kundërshtarit, me lojtarë me përvojë,  do t`i qet telashe.  Ky ekip në minutat e parë rezlizaoi disa aksione të rrjedhshme dhe dërgoi disa goditje të furishme në portën e kundërshtare. Mirëpo, në minutën e pesë, Agon Maliqi i “Kronit”, shënoi për 1:0, pas një kundërsulmi të tkipit tij, kurse mbrojtja e”Rinia Smirë”, reagoi ngathët. Pas këtij pësimi, lojtarët e ekipit “Rinia Smirë” nuk humbën kontrollin, por morën iniciativë. Aksionet e tyre vazhduan furishëm. Në minutat në vazhdim patën dy raste shënimi dhe dy goditje të forta drejt portës kundërshtare, por portieri Xhelal Ramadani ishte i  sigurtë. Edhe në miniutët 12 dhe 14 Benjamin Ademi dhe Afet Demiri gjuajtën fortë, por gjuajtjet  u devijuan nga Xhelali. Në minutën 15,  inkuadrohet Dardan Shabiu, i cili i dha nxitje lojës. Edhe në 5 minutat e fundit të pjesës së parë “Rinia Smirë” dominoi me akione të shpejta dhe të rrjedhshme. Në pushim ata u ankuan në gjyqtarin se po lejonte lojë pak të ashpër të kundërshtarëve  më të pjekur në moshë. Edhe 

fillimi i pjesë;ojës së dytë nisi në shenjë të ekipit “Rinia Smira”. Në minutën  e 2 Arbnor Sylejmani drejtoi një goditje 
të fortë drejt në portierin e “Kronit”, ekip ky i cili për pak sa nuk shënoi përmes Shefki Misinit, qëi dështoi vetëm me portier. Në minutën  e 6, Arton Ramadani i “Rinia Smira”, lëndohet në këmbë dhe e braktis lojën, pas një dueli me një lojtar kundërshtar. Në minutën e 9 Arton Maliqi përjashtohet 2 minuta nga loja për shkak të ndërhyrjes së palejueshme, kurse një minutë më vonë edhe Edonit Ibishi ndëshkohet me 2 minuta moslojë për shkak se kundërshtoi  vendimin e gjyqtarit. Këtu edhe fillon ngritja e adrenalinës. 
Loja merr tempo më të shpejtë, në 5 minutat e fundit. Aksionet e “Rinia Smirë” nuk rreshtnin, kurse ekipi “Kroni”, mbrohej me gjithë potenaciali 

 Megjithatë, loja e shpejtë dhe e organizuar e “Rinia Smirë”, demoloi kundërshtarin. Drama e vërtetë filloi në minutën e 15, kur Dardan Shabiu barazoi rezultatin në 1:1, për t`i hapurrugën edhe dy golave tjerë në 2 minutat në vazhdim, të shënuar nga Benjamin Ademi dhe Edonit Ibishi, për n, duke u fortifikuar para portës. rrezultatin përfundimtar 3:1. Isak Maliqi nga ekipi “Kroni”, i uroi fituesit fitoren me fjalët më të mira për djelmoshat e shkathët dhe të shpejtë. “Kanë qenë më të mirë thuajse gjatë gjithë kohës. Loja ka qenë e fortë dhe e kanë merituar fitoren”, shprehet Isaku.

 Organizatorët Tefik Bajrami, Zyfli Zuka dhe Xhevdet Maliqi nderuan me mirënjohje ekipin “Rinia Smirë”, si  ekipin më të mirë, Valdrin Maliqin si portierin më të mirë dhe Benjamin Ademin si lojtarin më të mirë të turneut, për shkak edhe të disiplinës së tij. Ky i fundit tha se ndihej mirë që është shpallur më i mirë dhe që kanë fituar me shokë në një turne përkujtimor që i kushtohet një ish-futbollisti. “Të gjitha ekipet kanë qenë të mira. Edhe finalja ishte shumë e fortë dhe e mirë. Ekipi ynë ndihet i nderuar që mjetet i dedikohen familjes së Kemajl Bajramit, i cili poashtu dikur ka luajtur futboll. tash po shkojmë të festojmë triumfin tonë me shokë”, shprehet Benjamini. 

Më i gëzuari ndër ekipin fitues ishte Arbnor Hasani, i cili nxitonte të bënte foto me mirënjohjen e ekipit dhe me shokët e tij të ekipit. 

 Njëri nga organizatorët, Tefik Bajrami tha se turneu do t`i kushtohet Kemës dhe do të mbajë emrin e tij, kurse do të organizohet çdo fillimvit, pasi që  njerëzit janë më të lirë në këto ditë pushimi, kurse edhe mërgimtarët tanë janë këtu dhe mund të kënaqemi bashkë. Këtë e vërteton Fadil Imeri, me qëndrim në Gjermani. Ai tha është mirë që bëhen kësi organizime sepse e pranon se ka takuar njerëz të Smirës që nuk i ka parë qe 10-15 vite, kurse shprehet i kënaqur me lojërat që u zhvilluan në atmosferë sportive. 

Leave A Reply