Për të krijuar një mirëqenie më të denjë. Dhe… jeta na obligon të jemi të tillë pavarësisht se gjatë rrugës probelemet janë aty, kurse edhe kënaqësitë na japin arsye për të qenë të fortë dhe të qëndrueshëm. Edhe Smira sivjet përjetoi gjëra të mira dhe të këqija. Patëm momente që na bënë të lumtur dhe të ndihemi mirë, por patëm edhe aso që na bënë pelin, sidomos kur kemi humbur anëtarë të familjes, të afërmit tanë që ndërruan jetë sivjet.
Si i kaloi, pra, Smira 12 muajt e vitit 2011?
-Sivjet humbëm mbi 20 banorë.
-Tre persona u plagosën në një incident me armë.
-Një foshnje 8 muajshe humbi jetën në rrethana të dyshimta.
-Pesë veta u lënduan në tri aksidente trafiku në rrugën kryesore të Smirës.
-Shtëpia ku jetonin vëllezërit Esat dhe Ilaz Ramadanit në Smirë, u dogj nga një zjarr aksidental.
-U vendosën pengesat në rrugën kryesore për të parandaluar aksidentet e mundshme.
-Smira krijoi fondin e saj vullnetar për nevojat e fshatit. Por, nuk janë mbledhur më shumë se 200 euro.
-Rruga 2 km e gjatë që lidh Lagjen e Re të Smirës( përmes vendit të quajtur Rovina) me Goshicën , u shtrua me zhavorr.
-Pas punës 44 vjeçare në arsim, pensionohet profesori i Gjuhës Shqipe, Musa Sejdiu.
-Oaza e gjelbër në qendër të fshatit Smirë mori pamje të re. Rigon (Jahja) Zuka 15, Shpresim (Ramiz ) Sylejmani 17 dhe Halil (Bushat) Zuka 13, e pastruan, i mbollën lulet dhe e mirëmbajtën rregullisht.
-Në 12-vjetorin e rënies, me respekt u përkujtuan 4 dëshmorët e Smirë: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri.
-KF “Smira” (5+1) zuri vendin e parë në turneun e futbollit të vogël, në Gjenevë, të organizuar nga FC “KOSOVA”., kurse smirasi Liridon Imeri u shpall lojtari më i mirë i turneut.
-Smirasit që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, zgjodhën kryesinë e tyre e cila mori barrën e organizimit dhe udhëheqjes së aktiviteteve në diasporë si dhe vendosjen e lidhjeve më të fuqishme me vendlindjen.
-Organizuar nga Lidhja e Smirasve në Zvicër, mërgimtarët smiras kanë bërë festën e Smirës në Gjenevë të Zvicrës.
-Kryesia e Smirasve në Zvicër bisedon për aktivitetet e vitit të ardhshëm: tubimi tradicional, legalizimi i kryesisë si dhe realizimi i një dokumentari për fshatin.
Zhvillime ka pasur sivjet edhe në Shkollën fillore e mesme e ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirës.
-Në shkollë gjatë pushimit u vendosën komplet dritaret dhe dyert nga plastika me financimin e komunës së Vitisë.
-Mërgimtari smiras, Ramadan Rrahmani, me qëndrim të përkohshëm në Gjenevë të Zvicrës, ndihmoi klasën parashkollore me mjete konkretizimi si dhe 10 nxënës me gjendje më të rëndë ekonomike.
-Nxënësit e klasës V-1, të mësueses Adile Sahiti, fituan 500 euro në konkursin kombëtar të diturisë, KOSOVISION CONTEST, me të cilat krijuan një park të vogël para shkollës.
-Grupi i vajzave të klasës së I-3 të mësueses Ganimete Shabiu, zuri vendin e tretë në vallëzim, në manifestimin e organizuar nga Kompania ETC dhe Drejtoria e Arsimit të komunës së Vitisë, me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Grupi “Yjet”, i përbërë prej gjashtë nxënëseve të shkollës zuri vendin e parë në garën komunale të vallëzimit, në manifestimin e organizuar me rastin e 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, nga Qendra Tregtare “Mediteran”, në Viti, në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit të Vitisë.
-Klasa IX-1 u bë kampione e shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, të Smirës, për sivjet.
-Imer (Mirali) Sejdiu, nga klasa VIII-2, fitoi në krosin shkollor në konkurrencën e meshkujve, kurse Diellza Berati në konkurrencën e femrave.
-Shkolla përfitoi kabinete të Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës, falë një projekti të SHHB “NënaTerezë”, i cili përfshin pajisjet komplete, materiale, enë e mjete pune, 5 kompjuterë dhe një video-projektor. Projekti u financuar nga Qeveria Çeke përmes ambasadës së saj në Prishtinë.
-Nxënësit dhe kolektivi i shkollës morën pjesë në aksionin vullnetar për pastrimin e ambientit, në Ditën Ndërkombëtare ë Tokës, duke hequr mbeturinat nga oborri i shkollës dhe nga hapësirat publike të fshatit.
-Shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, e fshatit Smirë, dështoi në Kuizin komunal të diturisë, “Vitia-djep i shkollës shqipe”. Ekipi i shkollës u diskualifikua, që në xhiron e parë të kuizit.
-Falë një projekti të Bankës Botërore, të implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Qendra e Arsimit Kosovë-KEC, shkolla përfitoi një kabinet modern të informatikës me 17 kompjuterë, video-projektor dhe printer-scaner si dhe inventarin e duhur, tavolina dhe karrige.
-Edhe funksionimi i faqes së Smirës ëëë.fshatismirë.com e karakterizoi vitin 2011 në fshat. Ajo ka shërbyer si vendtakim i smirasve kudo që janë dhe si platformë për informimin e banorëve si dhe për trajtimin e çështjeve të ndryshme. Kjo faqe për një vit u vizitua nga rreth 40 mijë vizitorë, që i bie mesatarisht nga 3300 në muaj. Këto ishin ngjarjet dhe zhvillimet që karakterizuan vitin 2011 në fshatin Smirë. Dashtë Zoti që vitin që vjen të kemi shëndet, lumturi e gëzime, jetë të rehatshme si dhe më shumë ngjarje të mira.
URIME 2012-a, SMIRAS!