Emin_Ahmeti_suksesi_320x200Arsimtari Emin Ahmeti, po u kumtonte suksesin  klasës së tij VII-1, për punën gjatë këtij gjysmëvjetori. Ai Ishte i lumtur që mundi nuk u kishte shkuar huq, sepse rezultatet ishin të mira. “Nga 23 nxënës që ka klasa ime, 15 kanë sukses të shkëlqyeshëm, 5 shumë të mirë dhe 3 kanë kaluar me sukses të mirë.

 

Poashtu janë të rregullt. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë pasur asnjë mungesë të paarsyeshme, kurse të arsyeshme janë 60. Kjo është klasë shumë e mirë. është kënaqësi të punosh me ta”, thotë arsimtari Emin. Ai tregon se ky resultat është fryt i angazhimit të të gjithëve: “Bashkëpunimi, arsimtar, prind, nxënës është shumë i mirë. Për çdo muaj kemi mbledhje të prindërve dhe zakonisht mbi gjysma e tyre i përgjigjen ftesës dhe interesohen për punën që bëhet këtu”, shprehet Emin Ahmeti. Gazmend Hyseni që kishte ardhur për të parë punën 4-mujore të vajsëz së tij Floridës, shprehet i kënaqur me suksesin e saj. “Shumë mirë. Jam i gëzuar që vajza ka mësuar mirë dhe ka marrë njohuri të mjaftueshme gjatë këtij gjysmëvjetori”, thotë Gazmendi. Edhe Zahiri thotë fjalë të mira për punën që ka bërë vajza e tij Rabija. “Jam i lumtur që djersa dhe mundi iu ka shpaguar dhe ka arritur sukses. 
Drejtori i shkollës NAim Agushi thotë se nuk ka pasur ndonjë problem apo vështirësi që duhet veçuar. “Shkolla teknikisht është mirë. Lëndë djegëse ka dhe klasat ngrohen si duhet. Poashtu disiplina është përmirësuar dhe përkushtimi për punë po shkon duke u rritur. Jemi duke i përpunuar rezultatet dhe  një pasqyrë të plotë të tyre do ta publikojmë në ditët në vijim”, thotë drejtori Agushi.

Nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, shkuan në pushim dimëror. Ata do t`ju kthehen bankave shkollore më 10 janar 2012. /fshatismire.com/

Leave A Reply