femijet_me_saja_320x200Rruga prej varrezave të Aliajve, lart,  dhe deri, poshtë, në Lagjen e Re, ishte shndërruar sot në shteg të mirë argëtimi.  Nja 30 fëmijë të këtyre lagjeve të Smirës, kishin dalur këtë paradite për të rrëshqitur me saja.  Ata po e shfrytëzonin kohën e mirë me diell, por e cila u bënte edhe sherr, sepse ngadalë po ua shkrinte akullin.

 

Disa rrëzoheshin, e lageshin, por hareja sa vinte e shtohej. Thonin se po kënaqeshin bashkë dhe nuk qanin kokën për faktin se rruga që e kishin bërë “xham”, ishte bërë e vështirë për qarkullimin e automjeteve. Iliriani (10 vjet) tha se nuk e kanë atë gajle bile:

“Le t`i vnojnë gomat e dimrit, more”, shprehej ai, teksa tjerët ia plasin gazit. Thanë se nuk i ka penguar askush në lojën e tyre. “Një shofer  na bërtiti, sepse nuk mundi të ngjitej me veture,  por ne i ndihmuam dhe doli”, tha Gentriti duke qeshur.  Shumë banorë të Smirës sot kishin hequr dorë që të merrnin udhë me vetura, pikërisht për shkak se të gjitha rrugët e fshatit ishin me akull, përveç asaj kryesore që kishte filluar të shkrihej. Qarkullimi u vështirësua, pas rteshjeve të fundit të borës, pothuaj në gjithë vendin.

Leave A Reply