Vlerona Elezi, pesë vjet, nga Lagja e Re, ishte shumë e gëzuar sonte, pak para muzgut, teksa po merrte dhuratat e Vitittë Ri nga Babadimri. Ajo buzagaz dhe plot hare shikonte me entuziazëm babadimrin duke i thënë që të bëhej vajzë emirë dhe të mësonte shumë. Vlerona mori edhe premtimin se edhe vitin tjetër Babadimri
do ta vizitonte prapë. Dhurata për Vitin e Ri morën edhe 20 fëmijë të tjerë të një pjese të kësaj lagjeje e cila ishte organizuar për t`i gëzuar më të vegjlit.
Atmosferë festive po mbretëron sonte edhe në pjesë tjera të Smirës, në prag të ndërrimit të moteve. Fishekzjarret kanëfilluar të ndriçojnë qiellin aty-këtu, sa për të paralajmëruar se kremtja ka filluar. Në Supermarketin “Beni Impex”,konsumatorët smiras, po po bënin furnizimet e fundit me ushqime e pije, në mënyrë që nata më e gjatë e vitit të kalojë në atmosferë sa më të mirë dhe më të ngrohtë. Nuk mungonin as urimet. Bashkëfshatarët uronin njëri-tjetrin me dëshirat që viti që po vjen të jetë i begatshëm dhe i suksesshëm për të gjithë.