turneu_ne_Smire_320x200Të rinj smiras  përkujtojnë të ndjerin  Kemajl Bajramin. Për nder të tij, në fushën e mbuluar të futbollit, në Drobesh, është duke u mbajtur një turne memorial në futboll të vogël. Njëri nga organizatorët, Zylfi Zuka, i tha portalit tonë se kjo ngjarje  është organizuar për të kujtuar dhe respektuar Kemën,

 

si futbollist që ka qenë. “Në turne po marrin pjesë 11 ekipe, të gjitha nga Smira. Tashmë është kryer xhiroja e  parë. Nesër do të zhvillohen edhe gjysmëfinalet dhe finalja. Gjithçka po shkon mirë. Ndeshjet po zhvillohen në atmosferë sportive. Mendojmë që ky turne do të mbahet çdo fillimvit dhe do t`i kushtohet Kemës”, tha Zylfi Zuka.

Sipas tij, mjetet financiare që janë mbledhur në këtë turne, do t`i dhurohen familjes së Kemajl Bajramit.

Ndryshe, Kemajl (Destan) Bajrami ndërroi jetë para  më shumë se 2 jave në qytetin francez Besançon.

Ai kishte shkuar atje për shërim, por për fat të keq, nuk i mbijetoi sëmundjes. 

Leave A Reply