Banorë të Smirës janë mobilizuar sot për të përballuar gjendjen e rëndë të qarkullimit pas reshjeve të fundit. Disa lagje janë hedhur në aksion për pastrimin e rrugëve, pasi ato në mëngjes ishin vështirë të kalueshme. Afrim Salihu dhe Kenan Ibrahimi kishin angazhuar një traktor me mekanizëm adekuat, për të larguar borën nga rruga e Lagjes së Re, prej Pikës së karburantit “Darda Dea” e deri te shtëpia e Hakush Halilit. “E pamë të domosdoshme të bëjmë diçka, sepse në mëngjes gjendja ka qenë alarmante, kurse reshjet nuk pushonin. Poashtu pas paralajmërimeve të meteorolgoëve se reshje do të ketë edhe gjatë natës dhe nesër,…
Autor: Tefik Salihu
Njëmbëdhjetëvjeçari Hasan (Lulzim) Hasani, nxënës i klasës së pestë, nga fshati Smirë, theu këmbën, këtë fundjavë, duke skijuar në Bregun e Bjeshkallavës, në Smirë. Sipas familjarëve, si ka pësuar frakturë në tri vende, nën gju, pasi ishte rrëzuar në kthesë, teksa po lëshohej shtegut teposhtë. Hasani është trajtuar në Qendrën Spitalore në Gjilan dhe tani po shërohet në shtëpi. Gjendja e tij shëndetësore, mësohet se është stabile, por i duhet ta mbajë këmbën në gjips, të paktën gjashtë javë.
Halit Ademi KOSOVËS NËNË Të puthë dheun tëndNjë i mërguar i largëtNga një skëterrë, me emrin mërgimDhe sonte në mendimeFotot e ëmbla të jetës fluturojnëSonte diçka shpirtin ma trazonDëshira të të shoh nuk më lë të qetëDhe jo-nuk mundem as për të fjetëSonte duart e mia po luajnë një lojë të quditshmePo kthehen nga ti-KosovëDhe nuk është si më parëEdhe natyra është tërbuarSikurse shpirti im I gjorëPo!Po!, nesër do të vijUnë dhe shumë të tjerëTë mos mbetesh nënë e mjerëGjaku, dheu, malli i amshuarNa shtynë që të vijmëQë të mbjellim dashurinëTë të sjellim ty lirinëQë të zhveshim nga teshë e…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Vitisë dhe Projekti Zvicër-Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, ju fton në debatin publik, me temë “Ekzekutimi i buxhetit komunal për vitin 2011”. Debati mbahet më 7 shkurt 2012 nga ora 10:00, në restorant “LINDI” në Viti Pjesëmarrja e juaj në këtë debat është e mirëseradhur, pasi i shërben ngritjes së transparencës gjatë shpenzimit të parasë publike, ngritjes së cilësisë në realizimin e projekteve kapitale si dhe ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimarrjes.
Faqja e internetit e fshatit Smirë, e ka nisur mbarë edhe vitin 2012. Në muajin janar, ka pasur 6435 vizita. Nga faqja e Smirës janë hapur mbi 28 mijë faqe tjera, psh. lajme, argëtim, shkolla, diaspora, njoftime etj. Koha mesatare që një vizitor ka kaluar duke e shikuar faqen është 4 minuta e 30 sekonda. Faqja e internetit e fshatit Smirë arkiva.fshatismire.com, gjatë janarit 2012, është shikuar në 44 shtete, më së shumti në: Kosovë 3,178 Zvicër 968 Gjermani 949 Francë…
Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e pare e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet më 06.02.2012 (e hënë) në ora 10:00. Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti ndërsa seanca është e hapur për të interesuarit. Për këtë seancë Kryesuesi i Kuvendit propozon këtë rend dite: 1. Aprovimi i procesverbalit –XII- nga seanca e Kuvendit të Komunës së Vitisë. 2. Propozim vendimi për ndryshimin dhe harmonizimin e Statutit të Komunës së Vitisë 3. Raporti vjetor nga zyra e prokurimit për periudhën Janar-Dhjetor 2011…
Vikendi i fundit i janarit, me borë, i gjeti smirasit duke shijuar bukuritë e Bjeshkallavës. Shumë banorë, fëmijë e të rritur, nga të gjitha moshat, prej 4 deri në 64 vjeç, kishin dalë në ajër të pastër, sekush për të rrëshqitur me saja e me ski, sekush për të shetitur, apo shijuar këtë atmosferë të ngrohtë, edhe pse bënte ngapak të ftohtë. Enit (Gazmend) Bajrami, vetëm 10 vjeç, po lëshohej si “shigjeta” me ski, nga maja e Bjeshkallavës. Ai është skijatori më i ri nga grupi prej disa dhjetëra të rinjsh që lëshohen nga pika më e lartë e shtegut. “Njëherë jam…
Albina (Zekir) Avdiu, nxënëse e klasës së parë te mësuesja Adile Sahiti, në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, nuk do ta bajë më gajlen se ku t`i vendosë xhaketën, shallin, kapelën e dorëzat e saj gjatë dimrit. Ajo dhe të gjithë shoqet dhe shokët e klasës së saj, këto rroba mund t`i varin në varësen që ua dhuroi dhe rregulloi Ibush Ramadani. “Kur e dërgoja vajzën time Diellën, në shkollë shpesh shihja se rrobat që nxënësit i kishin vënë në mbështetëset e karrigeve iu binin në dysheme. Këto pamje m`u dukën jo të këndshme dhe u…
Prof. Dr. Edi Shukriu me një shkrim të saj dhënë portalit zyrtar në Facebook të fshatit Smirë, falënderon smirasit dhe rikujton vlerat arkeologjike të Smirës. “Smirën, banorët e përkushtuar për përparim të mirëfilltë dhe për promovim të trashëgimisë kulturore nuk i kam harruar asnjëherë, që nga koha kur i kam vizituar për herë të parë më 17 janar 1988, një ditë e acartë dhe e ngarkuar me mjegull të dendur. Ata më ndihmuan ta gjeja monumentin e parë përkushtuar Hyjneshës Dardane, një hyjnesheje që e njihja më parë vetëm nga dy monumentet e zbuluara ne Rumuni ne vitin 1968. Monumentet epigrafike që…
Rreth 40 banorë të Lagjes Aliaj në Smirë kanë pastruar sot rrugën e tyre nga bora e madhe që ra sidomos mbrëmë. Ata kanë marrë pjesë në këtë aksion, të organizuar nga Isak Rexhepi, Elez Elezi, Ismet Halili, Sami Rashiti etj. Vullnetarët vetëm me lopata kanë aftësuar për qarkullim rrugën prej shtëpisë së Elez Elezit, deri te qendra e fshatit. Aksione të ngjashme ka pasur sot edhe në lagje tjera të Smirës, si te Cernajt, në Lagjen e Re, në rrugën që qon te Bibrrakët, rruga kah Gabrricët etj. Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar sot qarkullimin normal…
