Edi_ShukriuProf. Dr. Edi Shukriu me një shkrim të saj dhënë portalit zyrtar në Facebook të fshatit Smirë,  falënderon smirasit dhe rikujton vlerat arkeologjike  të Smirës.

“Smirën, banorët e përkushtuar për përparim të mirëfilltë dhe për promovim të trashëgimisë kulturore nuk i kam harruar asnjëherë, që nga koha kur i kam vizituar për herë të parë më 17 janar 1988, një ditë e acartë dhe e ngarkuar me mjegull të dendur. Ata më ndihmuan ta gjeja monumentin e parë përkushtuar Hyjneshës Dardane, një hyjnesheje që e njihja më parë vetëm nga dy monumentet e zbuluara ne Rumuni ne vitin 1968. 

Monumentet epigrafike që m’i sollën banorët e nderuar të Smirës gjenden ende në Koleksionin Arkeologjik të Fakultetit Filozofik. Fatbardhësisht, nuk u morën në Beograd, por mjerisht, ende nuk arrita që të themelohet Muzeu i Universitetit të Prishtinës. Përkundër kësaj, çdo gjeneratë e historianëve e njohin kontributin e smirasëve. Labyrinthi rrethor dardan u bë pjesë e pandashme e jetës sime, shkencore dhe letrare, me këtë edhe smirasët. Ky u bë dhe llogo e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), agjencion profesional për trashëgimi kulturore i Republikës së Kosovës”, shkruan Prof.Dr. Edi Shukriu. 

Ajo duke përshëndetur banorët e Smirës dhe duke iu uruar përparim dhe bashkëpunim të mëtejmë, ua përcjell titujt e librave dhe të artikujve që përfshijnë monumentet e Smirës, të botuar në vend dhe jashtë:

Librat

Kosova antike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Lumi, Prishtinë,·
2004
Ancient Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Lumi, Prishtinë,·
2004

Artikujt

“Two Labyrinths and Dardanian, Greek and Roman Relations”, 5ème colloque international sur l’Illyrie méridionale et l’Epire dans l’antiquité, Grenoble, 8-11 octobre 2008, Volume II, CRHIPA – De Boccard, Paris, 2010, 571-575,

“Two labyrinths and two identical texts on the Dardanian goddess monument”, ARKOS /Scienca e reastauro/ 19, Cosenza, 2010, 160-164,·

“Parahistoria dhe antika e Kosovës“, Kosova – Historia, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, 2009,

“Prehistory and Antique History of Kosova”, Thesis Kosova 1, University AAB, Prishtina, 2008, 5-28,

“Trashëgimia arkeologjike e Kosovës dhe risimet”, Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare 25/1, Prishtinë, 2006, 57-63,

“Perëndesha Dardane – Ikonografia e monumenteve, simbolet dhe funksionet“, Instituti i Historisë, Kosova 24, Prishtinë, 2004, 9-33,

“Mbretëria dardane”, Historia e popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2003,

“Shteti dardan”, Kosova 22/23, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, 9-33,

“Dea e Dardanisë dhe monumentet e tjera epigrafike nga Smira”, Buletin i Fakultetit Filozofik XXVI, Prishtinë, 2001, 17-37,

“Stella nga Smira dhe Gradina e Gushicës, Gjurmime Albanologjike 20, Instituti Albanologjik, Prishtinë 1991,

“Dea e Dardanisë dhe mozaiku i Orfeut”, Seminari Ndërkombëtarë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare XIV/1988, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1989, 15-21 etj.

Leave A Reply