Rreth 40 banorë të Lagjes Aliaj në Smirë kanë pastruar sot rrugën e tyre nga bora e madhe që ra sidomos mbrëmë. Ata kanë marrë pjesë në këtë aksion, të organizuar nga Isak Rexhepi, Elez Elezi, Ismet Halili, Sami Rashiti etj. Vullnetarët vetëm me lopata kanë aftësuar për qarkullim rrugën prej shtëpisë së Elez Elezit,
deri te qendra e fshatit. Aksione të ngjashme ka pasur sot edhe në lagje tjera të Smirës, si te Cernajt, në Lagjen e Re, në rrugën që qon te Bibrrakët, rruga kah Gabrricët etj. Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar sot qarkullimin normal të automjeteve dhe njerëzve. Sidomos në mëngjes rrugët kanë qenë vështirë të kalueshme, por pasdite situata u përmirësua pak, pas ndërprerjes së reshjeve dhe pas aksioneve për pastrimin e borës. Përndryshe paradite ka pasur vështirësi edhe në rrjetin e telefonisë mobile, me gjasë për shkak të ndonjë problemi me antena apo stabilimente.