traktori_ne_pastrim_te_bores_2_320x200Banorë të Smirës janë mobilizuar sot për të përballuar gjendjen e rëndë të qarkullimit pas reshjeve të fundit. Disa lagje janë hedhur në aksion për pastrimin e rrugëve, pasi ato në mëngjes ishin vështirë të kalueshme. Afrim Salihu dhe Kenan Ibrahimi kishin angazhuar një traktor me mekanizëm adekuat, për të larguar borën nga rruga e Lagjes së Re, prej Pikës së karburantit “Darda Dea” e deri te shtëpia e Hakush Halilit.

 

“E pamë të domosdoshme të bëjmë diçka, sepse në mëngjes gjendja ka qenë alarmante, kurse reshjet nuk pushonin. Poashtu pas paralajmërimeve të meteorolgoëve se reshje do të ketë edhe gjatë natës dhe nesër, menduam ta parandalojmë një bllokim total eventual të qarkullimit të automjeteve|, thotë Afrim Salihu. Vullnetarët që kishin dalë me lopata për të larguar pjesën e borës që linte traktori, ishin të gatshëm t`i dilnin zot lagjes së tyre. “Shumë mirë është lëshuar rruga. Kështu duhet të organizohemi saherë që ka nevojë, sepse është dëm të bllokohemi për pak mjete dhe mund”, thotë Agim Shabiu.

 Edhe banorë të lagjeve tjera të Smirës, si te Demajt, janë mbledhur sor dhe kanë pastruar rrugën prej shtëpisë së Elez Elezit deri te shkolla.  “Shinasi Sejdiu me makinë speciale për hedhjen e borës ka pastruar rrugën por edhe ka hapur rrugën disa metra të gjerë në oborrin e shkollës, në mënyrë që nxënësit kur të kthehen në mësim të mund të lëvizin lirshëm. Disa të tjerë i kemi ndihmuar me lopata”, tregon Sylë Salihu.   

 

 Mësuam se edhe në Lagjen Cernaj, banorët janë angazhuar dhe kanë pastruar rrugët. Poashtu edhe në Gabrricët nuk kanë mbetur prapa-kanë pastruar rrugën e tyre me lopata dhe e kanë bërë të qarkullueshme. Në gjendje më  të rëndë janë rrugët prej Xhamisë në drejtim të kronit dhe rruga që qon te Bibrrakët. Ndërkohë, rruga kryesore e Smirës është e kalueshme por ka mjaft borë dhe akull.

Leave A Reply