
Njëmbëdhjetëvjeçari Hasan (Lulzim) Hasani, nxënës i klasës së pestë, nga fshati Smirë, theu këmbën, këtë fundjavë, duke skijuar në Bregun e Bjeshkallavës, në Smirë. Sipas familjarëve, si ka pësuar frakturë në tri vende, nën gju, pasi ishte rrëzuar në kthesë, teksa po lëshohej shtegut teposhtë.
Hasani është trajtuar në Qendrën Spitalore në Gjilan dhe tani po shërohet në shtëpi. Gjendja e tij shëndetësore, mësohet se është stabile, por i duhet ta mbajë këmbën në gjips, të paktën gjashtë javë.