Faqja_e_Smires_shtator_2011_1_320x200Faqja e internetit e fshatit Smirë, e ka nisur mbarë edhe vitin 2012. Në muajin janar, ka pasur 6435 vizita. Nga faqja e Smirës janë hapur mbi 28 mijë faqe tjera, psh. lajme, argëtim, shkolla, diaspora, njoftime etj.

Koha mesatare që një vizitor ka kaluar duke e shikuar faqen është 4 minuta e 30 sekonda. Faqja e internetit e fshatit Smirë arkiva.fshatismire.com, gjatë janarit 2012, është shikuar në 44 shtete, më së shumti në:

Kosovë            3,178

Zvicër                 968

Gjermani             949

Francë               529

Shqipëri             147

SHBA               129

Macedonia       127

Austri               87

Serbi                52

Itali                   52

Prej hapjes, më 26 dhjetor 2010, faqja e Smirës ka pasur rreth 50 mijë vizita. Përveç kësaj deri tani rreth 100 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe rreth 900 kanë shkruar komente tek shkrimet e ndryshme, kurse mbi 900 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në Facebook.

Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja jonë-SMIRA.

Ju falënderojmë për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve: www. fshatismire.com!

Leave A Reply