Halit Ademi
Halit Ademi

KOSOVËS NËNË

Të puthë dheun tënd
Një i mërguar i largët
Nga një skëterrë, me emrin mërgim
Dhe sonte në mendime
Fotot e ëmbla të jetës fluturojnë
Sonte diçka shpirtin ma trazon
Dëshira të të shoh nuk më lë të qetë
Dhe jo-nuk mundem as për të fjetë
Sonte duart e mia po luajnë një lojë të quditshme
Po kthehen nga ti-Kosovë
Dhe nuk është si më parë
Edhe natyra është tërbuar
Sikurse shpirti im I gjorë
Po!Po!, nesër do të vij
Unë dhe shumë të tjerë
Të mos mbetesh nënë e mjerë
Gjaku, dheu, malli i amshuar
Na shtynë që të vijmë
Që të mbjellim dashurinë
Të të sjellim ty lirinë
Që të zhveshim nga teshë e zezë
Të të bëjmë kopsht n`pranverë

Wolfsburg, Gjermani,
Nëntor 1990,

Halit Ademi


MË TREGONI JU LUTEM

Jashtë bie borë
Fryen erë e ftohtë
Populli im këtë dimër
Si po e kalon?

A ka bukë në sofër
Fëmijët ti   qetësojë?!
A e ka ngrohtë në votër
Miqtë kur i shkojnë?!

Tregoni i njerëz
Diçka për atë popull
Sepse zemra po më digjet
Shpirti përvëlohet!!!

Nëse oxhaqet   e shtëpive
Në mëngjes tymojnë
E di se të gjithë atje gjallërojnë.

Wolfsburg, Gjermani,
Dhjetor, 1995

Halit Ademi


PËLLUMBAVE VARGJE

Pëllumba të bardhë
Pëllumba shpirtdlirë
Në këtë natë të ftohtë
Jeni duke mërdhirë

Jeni mbledhur tok
Të gjithë në një çerdhe
Cicëroni dhimbshëm
Në shpirt të futni ethe

Nos lëshoni çerdhen
Në këtë acar
Do të zbardhë një ditë
E ngrohtë e bërë valë

Po lëshuat çerdhen
Pa ndonjë qëllim
Të ftohtit do t`ju gllabërojë
E do t`ju mërdhijë

Wolfsburg, Gjermani,
Dhjetor, 1995

Halit Ademi


RRUGËT E JETËS

Po nisem që sot
Në një rrugë të gjatë
Pse nuk del dikush të më thotë
Ku vete mor i ngratë?

Po lëshoj vendlindjen
Nuk di nga po shkoj
Por e di që babait i rrodhën
Disa pika lotë

Tani erdha këtu
Shumë mirë po e di
Ky qenka fati i shqiptarit
Gyrbeti i zi

Djali im i dashur
Më tha një ditë në telefon
A është e vërtetë babi
Se kurrë në Kosovë më s`ke me ardhë?

Jo shpirti i babit
Kjo s`është e vërtetë
Do të kthehet babi
Me shumë shokë të tjerë.

Wolfsburg, Gjermani,
Shtator, 1995

Halit Ademi


PËR DITËN E LIRË

O njerëz të mi
O popull I nderuar
Në jepni pak atë barrë
Që ju kanë ngarkuar

Hendeqeve këmbëzvarrë
Blozën e mjerimit të mbajë
Ujin e turbulluar nga të huaj
Për ju kanë për ta kulluar

Hamall i juaj  do të bëhem
Që tërë barrën e padrejtësisë  të mbajë
Që ju ta keni më lehtë
O pasardhësit tanë

Këtë barrë të rëndë
Që e kam  mbi supe
Për ju kur e bartë
Është pluhur në krahë fluture

Mos t`i dhimbsen kujt
Këtë punë bëj me dëshirë
Që juve dita e nesërme
Të ju zbardhë e lirë

Që bariut në bjeshkë
Mos t`ia marrin kopenë
Që minatorit djersën
Mos t`ia marrin n`zgafellë

Që nënat fëmijëve në djep
Shqip t`u këndojnë ninulat
Qënxënësve në shkolla
Mos t`u pritet gjuha.

Wolfsburg, Gjermani,
Dhjetor 1995

Halit Ademi


“MIKPRITJA E EVROPËS”

Tokë o tokë,
Je mallë I amshuar
Ngado që  po endem
Për ty duke menduar
Kam mbetë një qyqar
Me zemër të thyer
Nëpër dyer të botës
Me radhë duke trokitur
Më dyert e Evropës
Trokitje pas trokitje
Ai nuk e kuptoj dot
Se këtu s`ka mikpritje
Si mund të ketë mikpritje
Tek kjo shtrigë plakë
Kur në kurizin tonë
Gjithmonë bën pazar!!!
Më shndërroi mua
Në një të thjeshtë lypsarë
Dhe më nuk jam ai që isha
Për vetëm një çergarë
Çergarë i leckosur
Në zemër e shpirt
Nuk dua nga kjo lavire
Në të kërkoj mëshirë
Do të kthehem atje
Unë në tokën time
Të vdes si burrat e motit ashtu si më ka hije.
Wolfsburg, Gjermani,
Janar 1996
Halit Ademi

FLIJIMI
Në dhomën e ëndrrave të mia
I burgosur dhe i lirë
Bredhë me mendje në pafundësi
Dhe prapë mbetem në vetmi
Miliona pyetje vetes i parashtroj
Por përgjigjet janë tretë
Askush nuk e ka çelësin magjik
Ato që t`I gjej
Le të mbeten këto hieroglife
Dëshmi e jetës së trazuar
Do të vijë një kohë e mirë
Për t`i deshifruar
Prapa çdo shkronje-RËNKIM
Prapa çdo rrokje-ZHGËNJIM
Prapa çdo fjale-HIDHËRIM
Prapa çdo vargu-DËSHTIM
Vargjet e mia do të shkojnë
Deri në vesh të Zotit
Atëherë kur unë do të jem i tij
Ju, do të jeni të lirë
Flijim kërkon prej meje
Këtë dhe do ta bëjë
Si të mos flijohem
Kur ju dua aq shumë
Wolfsburg, Gjermani,
Tetor, 1995
Halit Ademi

MË FAL KOSOVË
Atë ditë kur ika
Nuk pata kohë
Që së paku
Falje të kërkoj
Ika atë ditë
Fare pa menduar
Ku të dojë rruga
Vetë për të më dërguar
Rrugëve të botës
Tani unë jam tretë
Por prehje shiprtërore
Nuk mundem me gjetë
Sa i ligë që jam
Tash po e di
Si munda të ikë
Pa t`thënë lamtumirë
Tash që erdha
Këtu në dhe të huaj
Shpresat më janë tretë
Mendja është turbulluar
Më falë Kosovë
Tani po e di
Nuk ka kund në botë
Më të mirë se ti
Wolfsburg, Gjermani,
Tetor 1995
Halit Ademi

FATI I ZI
Ecën jeta ngadalë
Me tempo monoton
Kjo gjendje e këtillë
Unin tim shkatërron
Shija për të bukurën
Kahmot më është tretë
Vetëm zi shoh gjërat
Në këtë jetë të shkretë
Mërgimi i mallkuar
Me gjakun tim ushqehet
Kurse unë i gjori
Me vuajtje shpërblehem
Më kot ngushëlloj veten
Për një ditë të mirë
Kur zemra më thotë
Atë ditë s`ke me pritë
Rrugët e jetës
Ngado që më qojnë
Kanë shënjën përpara
Je në qorrsokak
A gjendet kush në botë
Që të më nidhmojë
Këtë gjendje të mjerë
Unë ta tejkalok
A ka kund ndonjë forcë
Këtë gjendje të zhvendosë
Që anija ime mos me u fundos?!!!
Në oqeanin e fateve
E pate fat të zi
Që në  këtë jetë
T`më stolisje ti?
Wolfsburg, Gjermani,
Dhjetor 1995
Halit Ademi

PËRSHËNDETJE MËMËDHEUT
Me agun e freskët
Të këtij mëngjesi dimëror
Të përshëndes nga zemra
Ty, o toka jonë
Nga mendja dot s`largohesh
Kurrë as për një çast
Edhe në gjumë kur bie
Në ëndërr ke me u shfaqë
Dashuri të pa shterrur
Për ty mëmëdhe kam
Edhe pse larg eje
Në zemër të mbajë
Si mnd të harroj
Atë tojë të bekuar
Fusha e male të larta
Me ujë të kulluar
Do të më vret perëndia
Nëse të harroj
Sepse nga dheu I juaj
Mua më krijoj
Shpresa e vetme në jetë
Që në mbanë të gjallë
Është se prapë një ditë
Atje kam me ardhë.
Wolfsburg, Gjermani,
Janar 1996
Halit Ademi

Leave A Reply