Ai që di më së shumti flet më së paku.
Autor: Tefik Salihu
Në moshën 87 vjeçe, papritmas, ka vdekur Vahide Ramadani (gruaja e Mulla Ramës). E pamja do të zgjasë 5 ditë, deri më 7 mars 2012. Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve të së ndjerës.
Ngushëllimet për Mejreme Ramadanin-Guri (motra e Haxhi Hamdi Ramadanit) do të pranohenedhe në fshatin Smirë. Ajo ishte e martuar në Nikaj por jetonte në Prishtinë, kurse ndrroi jetë para një jave në moshën 75 vjeçe, në Prishtinë, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë. Ngushëllime familjeve Ramadani dhe Guri dhe të afërmve të së ndjerës.
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 63 vjeçe ka vdekur Xhevat (Ejup) Misini. Varrimi i tij u bë sot (e enjte), në Smirë tek varrezat e Aliajve. E pamja do të zgjasë 5 ditë, deri të martën në mbrëmje, më 6 mars 2012. Ngushëllime familjes Misini dhe të afërmve të të ndjerit!
Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet me më 02.03.2012 ( e premte ) në ora 10:00.Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti ndërsa seanca është e hapur për të interesuarit. Për këtë seancë, kryesuesi i Kuvedit ka paraparë rendin e ditës:Raporti i Punës së kryetarit të komunës për vitin 2011 Informatë nga DKA për kriteret e ndarjes së bursave për studentët e komunës së Vitisë. Shqyrtimi i propozim vendimit për rritjen e buxhetit të komunës…
Acari polar u thye. Në Smirë sot pikonin strehët. Temperaturat janë ngritur pak dhe dielli ka filluar ta shkrijë borën e madhe që ka ra gjatë ditëve të fundit. Edhe lëvizjet e njerëzve u shpeshtuan, me ngrohjen e motit. Banorët kishin dalur sot jashtë për të kryer ndonjë punë apo edhe për relaks. Disa të rinj në Lagjen e Re, thyenin akullin për të lehtësuar qarkullimin e veturave, sepse rrugët janë ngushtuar nga bora. Kurse, Kujtim Hetemi, Naim Ramadani dhe Kenan Sinani kishin dalur në qendër të fshatit për të shijuar rrezet e diellit. “Vërtetë ka qenë shumë ftohtë dhe kemi lëvizur vetëm…
Legjenda: Nga e majta këmbë: Zeqir Azemi, Mehmet Azemi, Shaban Azemi (me sopatë), Januz Azizi dhe Rifat Shabani (Gabrrica) Bashkëfshatari ynë, Fadil Jetishi, ka siguruar një fotografi të disa të burgosurve smiras, në lidhje me rastin e vrasjes së serb, Tomica Gojkoviq, në prill të vitit 1936. “Ka 3-4 vjet që po hulumtoj për këtë rast. Më ka interesuar gjithmonë kjo pjesë e historisë së fshatit dhe duke kërkuar dokumente në internet, rastësisht e kam gjetur këtë fotografi dhe derisa e kam kopjuar dhe ruajtur në kompjuter, më është mbyllur”, tregon Fadili. Ai thotë se vazhdimisht tenton që ta hap prapë këtë faqe për…
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçe, ka vdekur sot në Smirë, Ajshe Sylejmani (gruaja e Remzi Sylejmanit). E pamja për të ndjerën do të zgjasë 6 ditë, deri të enjten në mbrëmje, më 23 shkurt 2012. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të saj!
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, shënon 17 SHKURTIN, DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS”. Manifestimi qendror më: 17 shkurt 2012, me fillim në ora 11.00 në Viti. Agjenda: 11.00 – 12.00 – Programi Festiv – Salla e Koncerteve – Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” – Viti. 1. Fjala e rastit e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi2. Fjala e rastit e përfaqësuesve nga Organizata e dalura nga lufta e UÇK-së3. Program kulturo –artistik i përgatitur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport –Viti Këngë dhe valle nga raportuari i AKV “ Kemajl Azizi” –…
Kryesia e Lidhjes së Smirasve në Zvicër, është takuar në Gjenevë dhe ka biseduar për takimin tradicional të smirasve. U rikonfirmua se ai do të mbahet të shtunën, më 21 prill 2012, në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213 Onex, në Gjenevë, nga ora 18:00 deri në orën 24:00. Pasi sivjet është viti i tretë që organizohet ky manifestim ata u zotuan se ky tubim do të jetë shumë më mirë i organizuar por kanë vetëm një lutje që bashkfshatarët të sjellin më shumë ushqime, ngase në tubimin paraprak ishte gati i pamjaftueshëm (kjo dëshmon se ushqimet kanë të…
