Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e dytë  e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë, do të mbahet me më  02.03.2012 ( e premte )  në ora 10:00.
Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti ndërsa seanca është e hapur për të interesuarit.
Për këtë seancë, kryesuesi i Kuvedit ka paraparë rendin e ditës:
Raporti i Punës së kryetarit të komunës për vitin 2011

Informatë nga DKA për kriteret e ndarjes së bursave për studentët e komunës së Vitisë.

Shqyrtimi i propozim vendimit për rritjen e buxhetit të komunës së Vitisë, nga të hyrat vetanake për vitin 2011.

Shqyrtimi i propozim, vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2010 dhe 2011 në vitin 2012.

Shqyrtimi i propozim vendimit për qasje në hartimin e planit Rregullues Urban për zonën veriore të qytetit të Vitisë.

Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e ambulantës në fshatin Pozheran.

Leave A Reply