festaKryesia e Lidhjes së Smirasve në Zvicër, është takuar në Gjenevë dhe ka biseduar për takimin tradicional të smirasve. U rikonfirmua se ai do të mbahet  të shtunën,  më 21 prill 2012, në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213 Onex, në Gjenevë, nga ora 18:00 deri në orën 24:00.

 

 

Pasi sivjet është viti i tretë që organizohet ky manifestim ata u zotuan se ky tubim do të jetë shumë më mirë i 
organizuar por kanë vetëm një lutje që bashkfshatarët të sjellin më shumë ushqime, ngase në tubimin paraprak ishte 
gati i pamjaftueshëm  (kjo dëshmon  se ushqimet kanë të shijshme dhe mirë të përgatitura. Komplimente për të gjithë 
ata që kanë sjellë ushqim. Zoti ua shtoft bereqetin!)  Si çdo manifestim tjeter edhe ky organizimi ynë e ka koston e vet. Mirëpo falë disa aktivistëve të fshatit ku në baza vullnetare  bënë  rregullimin e sallës,  pritjen e mysafirëve,  renditjen e ushqimeve,  sigurimin e zërimit,  videoprojektorit,  pastrimin dhe kthimin ne gjendjen e mëparshme të sallës etj…  E gjithashtu me donacionet e tyre kemi paguar sallën dhe kemi blerë pijet. Po që kjo barrë të mos iu bie gjithmonë të 
personave të njëjtë u propozua anëtarsimi i smiraseve me nje vlerë simbolike ( vlera mbetet te saktësohet ) Kurse u vendos që pijet në këtë tubim  të jenë me pagesë, por me një çmim shumë simbolik. 

 Në këtë takim gjithashtu u vendos që kjo kryesi te zyrtarizohet në organet shtetërore zvicerane sa më parë që të jetë e mundur.Nga anëtarët e kryesisë u bë e ditur se janë afër kompletimit të materialit të nevojshëm për regjistrim.

 Kurse lidhur me propozimin per incizimin e filmi dokumentar për fshatin që ishte lancuar më parë nga kjo kryesi u tha që mbetet të analizohet kostoja dhe mënyra e realizimit të tij. Kurse per nje video-blic (incizim të shkurtër)  të fshatit u zotua se do ta bëjë gratis Ramadan Rrahmani, i cili tha se për këtë ka biseduar edhe me me TefikSalihun. 

 Kryesia e Smirasve në Zvicër edhe në këtë tubim nuk la pa e permendur  rëndësinë e faqes së internetit www.fshatismirë.com. ku edhe nje herë falënderon përzemërsisht ekipin që e administron faqen për punën  vullnetare e profesionale, njëherit kryesia iu lut atyre qe mundesisht edhe këtë vit t`ua bëjnë të mundur publikimin e këtij manifestimi  në portalin e fshatit  tonë.

 Një falënderim te veçant kjo kryesi ia percjellë edhe ansamblit „Gëzuar“,  i cili me një prezantim të shkëlqyer  mahniti smirasit në tubimin e kaluar.

Leave A Reply