Kurse, Kujtim Hetemi, Naim Ramadani dhe Kenan Sinani kishin dalur në qendër të fshatit për të shijuar rrezet e diellit. “Vërtetë ka qenë shumë ftohtë dhe kemi lëvizur vetëm në raste të domosdoshme. Tashti shyqyr që u thye pak ky mot se vështirë ka qenë. Po të vazhdonte kështu popullata e ka pasur problem të tejkalojë gjendjen”, thotë Naimi. Edhe Kenani ia vërteton fjalët Naimit. “Unë jam këtu në qendër dhe i shoh lëvizjet e njerëzve në çdo koha, thuaja. Mirëpo, gjatë javëve të kaluara kur na kaploi vala e të ftohtit frekuentimi ka qenë minimal. Nuk ka dyshim se ka qenë gjendje e rëndë, por si duket e kaluam edhe këtë”, thotë Kenani. Teksa përshëndetemi me Kujtimin, i cili iku për në Viti, nga Rrafshi i Vneshtave më marrin në telefon dhe më njoftojnë se disa smiras kanë dalur atje për piknik, për herë të parë, pas ca kohësh të acartë.
Disa të tjerë ngjiteshin përpjetë. Duket se edhe këtë dimër e kaluam. Meteorologët gjatë javës së ardhshme parashikojnë reshje bore e shiu, por temperaturat do të ngriten.