Legjenda: Nga e majta këmbë: Zeqir Azemi, Mehmet Azemi, Shaban Azemi (me sopatë), Januz Azizi dhe Rifat Shabani (Gabrrica)
Bashkëfshatari ynë, Fadil Jetishi, ka siguruar një fotografi të disa të burgosurve smiras, në lidhje me rastin e vrasjes së serb, Tomica Gojkoviq, në prill të vitit 1936. “Ka 3-4 vjet që po hulumtoj për këtë rast. Më ka interesuar
gjithmonë kjo pjesë e historisë së fshatit dhe duke kërkuar dokumente në internet, rastësisht e kam gjetur këtë fotografi dhe derisa e kam kopjuar dhe ruajtur në kompjuter, më është mbyllur”, tregon Fadili.
Ai thotë se vazhdimisht tenton që ta hap prapë këtë faqe për të gjetur edhe ndonjë shënim, por pa sukses. Fadlili tregon se sipas shënimeve që kanë banorët. në vitin 1936, si të dyshuar për vrasjen e Tomicës janë arrestuar 28 fshatarë të Smirës. Por, fajtorë janë shpallur 5 prej tyre. Shaban Azemi dhe Januz Azizi, janë zhdukur në vitin 1941 në burg, kurse Mehmet Azemi është dënuar me 8 vjet burg, Zeqir Azemi me 4 vjet burg dhe Rifat Shabani me 3 vjet burg.
Gjykimi i tyre është mbajtur në Shkup, kurse vuajtjen e dënimit e kanë bërë në Nish. Vrasja e oficerit serb, Tomica, ndodhur në kohën e reformës agrare, përmes së cilës parashihej që një pjesë e tokës së fshatit t`iu ndahej kolonëve serbë. Mirëpo, fshatarët e Smirës e kishin kundërshtuar këtë plan. Tomica, bashkë me një ekip të gjeodetëve kishte dalë te vendi i quajtur Çadrat në Smirë për të ndarë parcelat për serbët, por aty përleshet me Ahmet Dikën, i cili edhe plagoset nga Tomica. Pastaj ky i fundit ka filluar të ikë teposhtë fshatit, pasi është ndjekur nga banorët tjerë që ishin të tubuar për t`ju kundërvënë realizimit të reformës agrare. Tomica duke ikur, te livadhi i Halit Bekteshit has në Shaban Azemin, i cili e vret Tomicën me sopatë..